Menu

Speci djegës kundër kancerit të prostatës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Speci djegës kundër kancerit të prostatësSpeci djegës i cili ju skuq hundën, ju nxeh gojën dhe veshët është shumë i  mirë për shëndetin. Kohët e fundit është zbukuar se ai është edhe  një aleat shumë i mirë kundër kancerit të prostatës. Por si?

Efekti djegës që shkakton ky lloj speci në gojën tone vjen falë kapsaicinës. Sa më shumë të tillë të përmbaje një spec aq më shumë djeg. Por kapsaicina nuk ndalet këtu.

Një studim i kryer mbi kancerin e prostatës, nga Instituti i kancerologjisë të spitalit Cedars-Sina dhe Universitetit te Kalifornisë në Los Anxhelos, ka treguar se kjo substancë bën të mundur shkatërrimin e disa qelizave kancerogjene.

Injektimi i kapsaicines në qelizat kanceroze (tek minjtë) ka bërë të mundur shkatërrimin e këtyre qelizave (më saktë 80% të tyre) dhe jo teëatyre që janë të shëndetshëm.

Kapsaicina ka pasur një efekt të madh për mos shumimin e mëtejshme të qelizave të dëmshme që shkaktojnë kancerin e prostatës. Zbulimi është shumë i rëndësishëm duke qenë se në botë janë rreth 680 000 burra që preken çdo vit nga ky lloj kanceri.

Le të shpresojmë që çdo gjë te shkoje mirë dhe këto zbulime të kenë sa më shumë sukses./E.V./



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm