Menu

Pse duhet të hamë ve për kafjall

User Rating:  / 0
PoorBest 

Pse duhet të hamë ve për kafjallTë dy llojet e ushqimeve përmbajnë proteina dhe janë zgjidhje e shkëlqyeshme për kafjall. Shujta e mëngjesit me ve është zgjidhja më e mirë, sepse më gjatë do t’ju mbajë të ngopur, pohojnë shkencëtarët.

Ekipi i ekspertëve nga Los Angeles ka kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 20 pjesëmarrës me peshë të tepërt trupore. I kanë ndarë në dy grupe, një grup për kafjall ka ngrënë ve, ndërsa grupi tjetër drithëra. Të dy llojet e ushqimeve përmbajnë proteina dhe janë zgjidhje e shkëlqyeshme për kafjall. Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar që vezët janë zgjidhja më e mirë sepse ndjenja e ngopjes do të mbajë shumë më gjatë se drithërat.

Para fillimit të hulumtimeve, si dhe në fund, shkencëtarët ua kanë matur pjesëmarrësve nivelin e ghrelinës (hormonit i cili nxit urinë) dhe leptinës (hormonit i cili nxit ngopjen).Shkencëtarët kanë zbuluar që personat, të cilët kanë ngrënë vezë për kafjall kanë nivel më të ulët të ghrelinës, ndërsa më shumë leptinë në periudhën më të vonshme të ditës, çka do të thotë që gjatë ditës kanë konsumuar sasi më të vogël të ushqimit, për dallim nga grupi i cili për kafjall ka ngrënë drithëra.

“Ky hulumtim tregon se si ushqimi i cili përmban lloj më kualitativ të proteinave e mban më gjatë ndjenjën e ngopjes”, thotë udhëheqësi i hulumtimit, prof. Nikhil Dhurandhar.

“Sigurisht që është e nevojshme të vazhdohen hulumtimet, por rezultatet na thonë që vezët mund të përdoren në parandalimin e trashjes, por edhe te reduktimi i peshës”, ka shtuar prof. Dhurandhar. Një ve e madhe përmban rreth 70 kalori, 5 g proteina, 5 g yndyra dhe 186 mg kolesterinë.

Shkencëtarët po ashtu theksojnë që veza e zier është forma më e shëndetshme e vezëve të përgatitura sepse nuk përmbajnë kaloritë shtesë të vajit, ndërsa është më e sigurt sesa veja e pazier për shkak të përpunimit termik.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm