Menu

10 elementet e domosdoshme për shëndetin në çantë tuaj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Çanta e një gruaje mund të tregojë shumë rreth asaj dhe për kujdesin që tregon ajo ndaj shëndetit. Një pjesë e femrave mbajnë në çantën e tyre një mori produktesh kozmetike, me shpenzime pafund të cilat përmbajnë kimikate të ndryshme, të cilat mund të jenë dëmshme. Për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mund të mbani një sërë produktesh që realisht ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Nuk është zgjidhja e duhur të presësh derisa të sëmureni apo gjendja juaj shëndetësore të rëndohet, për t’iu drejtuar mjekut. Këshillat e specialisteve, dietologëve dhe mjekëve botërorë konvertojnë një pikë të përbashkët: shëndeti i mirë vjen si rezultat i një përkujdesje paraprake. Gjendja juaj shëndetësore është pasqyrë e kujdesit real që ju tregoni për mirëqenien tuaj dhe të familjarëve tuaj. Prandaj specialistët udhëzojnë në mënyrë të përmbledhur që në çantën tuaj të mos mungojnë 10 artikujt dhe medikamentet e mëposhtme, të cilat mund t’iu nevojiten në çdo moment.

1- Dokumentet shëndetësore

Foto: wissen.dradio.deJu e dini se duhet të kujdeseni vazhdimisht për shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj. Për këtë është e nevojshme që herë pas here të kryhen analizat e nevojshme, për të ditur parametrat në të cilat gjendet organizmi juaj. Ju duhet të dini grupin e gjakut, nivelin e kolesterolit në gjak, normat e tensionit të gjakut, etj. Do të ishte mirë që këto informacione t’i ruanit në kuletën tuaj. Kjo do t’iu ndihmojë që sa herë të hapni kuletën të fokusoheni te shëndeti juaj dhe i familjarëve tuaj.

2- Një kartë anëtarësie në palestër

Dita juaj mund të jetë e mbushur me punë dhe aktivitete të ndryshme. Por mund të ndodhë që një takim që ju kishit rezervuar të anulohet. Kështu ju do të keni disa orë të lira. Një kartë anëtarësie në palestër do të ishte përmbushja më efikase e kohës së lirë. Disa orë në palestër do të ndikonin për një shëndet të plotë dhe formë të kënaqshme fizike. Kështu ju do të humbni kilet dhe kaloritë e tepërta, që mund të kthehen në një problem serioz për shëndetin tuaj. Duke pasur një kartë anëtarësie ju mund të shkoni në palestër sa herë që do të keni kohë të lirë.

3- Një dietë e shëndetshme

Disa biskota dhe cereale mund të kthehen në një dietë të shëndetshme. Në rast se ndjeni një uri të pashmangshme një biskotë apo vafer do të jetë zgjidhja e duhur. Nuk është aspak e bezdisshme që të mbani një copë të vogël vafer apo biskotë në çantën tuaj. Në këto snikers ju do të merrni shijet e lajthive dhe bajameve pa e tepruar në sasinë e lartë të çokollatës, e cila në sasi të tepërta mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Mundohuni të ruani një dietë të balancuar pa e tepruar me të ngrënin.

4- Medikamente

Nëse ju jeni duke marrë ilaçe për sëmundje të ndryshme kronike, nëse mund t’iu nevojitet në çdo moment medikamente për hipertensionin, diabetin, astmën, etj; ju duhet t’i mbani këto ilaçe gjithmonë në çantën tuaj. Nëse një person i familjes tuaj vuan nga alergjia, ju mund ta gjeni zgjidhjen në çdo situatë duke pasur me vete medikamentet e duhura. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me qetësuesit apo medikamentet që lehtësojnë dhimbjen e kokës. Disa tableta nuk janë të tepërta në çantën tuaj.

5- Numri i telefonit të mjekut tuaj

Ekspertët shprehen se të mbash në portofolin tënd numrin e telefonit të mjekut personal, do të ishte një zgjidhje e zgjuar dhe më e duhura. Në çdo moment që ju do të keni nevojë për mjekun tuaj, do të mjaftonte një telefonatë për të mos humbur kohë, në çastet kur ju ndjeheni keq. Numri i telefonit apo e-maili i mjekut tuaj mund t’iu ndihmonte për një sërë konsultimesh dhe këshillash, në rastet kur ju nuk mund të takoni mjekun për shumë arsye.

6- Mbrojtësit seksualë, kondomi

Asnjë femër nuk gëzon imunitet ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe në çdo moment mund të rrezikohen prej tyre. Mbrojtësit seksuale, kondomët, jo vetëm që parandalojnë transmetimin e shumë sëmundjeve dhe viruseve, por edhe parandalojnë shtatzëninë e padëshiruar. Të jesh e përgatitur në çdo moment duke mbajtur mbrojtësit me vete, do të ndjeheni më të sigurt duke shmangur një sërë sëmundjesh të ndryshme, përfshirë edhe AIDS.

7- Krem dielli

Duke qenë se janë mbi 1 milionë raste të diagnostikuara me kancer në lëkurë në ShBA, është e rëndësishme që ta mbroni lëkurën tuaj nga rezet e dëmshme të diellit. Prandaj është e këshillueshme që gjatë atyre orëve që qëndroni në diell, ta mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimi, për të mos shkaktuar në të probleme që mund të jenë edhe të pashmangshme. Për këtë mbani në çantën tuaj një krem dielli në ditët e nxehta të verës, për të qenë të mbrojtur gjatë orëve që mund të kaloni në diell apo pranë detit. Sidomos gjatë ditëve të plazhit ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për lëkurën tuaj.

8- Një libër relaksues

Ne harxhojmë shumë kohë duke pritur qoftë autobusin apo edhe një takim që po vonon pak; mund të jemi duke pritur në aeroporte; apo në radhë të gjata për ndonjë punë apo intervistë. Ndërkohë që koha kalon pse të mos lexoni një libër apo të dëgjoni muzikë për t’u relaksuar. Nëse keni mundësi mund të shihni një album fotosh me familjarët e miqtë tuaj, duke kaluar nëpër kujtime e mbresa, në mënyrë që të mos mërziteni nga pritja e gjatë. Duke u marrë me diçka të tillë ju nuk do të jeni më të shpërqendruar.

9- Xhel duarsh antibakterial

Në qoftë se ju në çdo moment doni të shmangni rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme ngjitëse virusale dhe bakteriale të marra nga kontakti i drejtpërdrejtë, duhet të filloni duke i mbajtur pastër duart. Kështu do të ishte e këshillueshme të mbani më vetë një xhel antibakterial për duart. Kjo është një zgjidhje e zgjuar për të gjithë ata që harxhojnë një kohë të gjatë në ambiente të hapura dhe publike, veçanërisht në sezon gripi. Xheli antibakterial dhe sapuni do t’iu ndihmojë të mbani larg mikrobet.

10- Uji

Për të ripërtëritur energjitë tuaja pas një ditë të lodhshme apo më diell, trupi juaj ka nevojë për hidratim. Në këtë mënyrë ju do të largoni toksinat dhe kripërat e tepërta nga organizmi juaj, çka do të ndihmonte edhe lëkurën tuaj për të qenë e hidratuar. Kështu uji që ju do të mbani me vete, do t’iu mbajë të hidratuar. Mund të ndodhë që të gjendeni në një vend ku ujin nuk mund ta gjeni për momentin, gjendja e etjes është më e vështirë se gjendja e urisë. Një shishe e vogël uji në çantën tuaj, do ishte zgjedhja e duhur.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm