Menu

Top pesë prodhimet e janarit kundër gripit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto IllustrueseNë një periudhë epidemie nga gripi nutricistët këshillojnë që trupi të “armatoset” me vitamina, minerale dhe antioksidues. Edhe pse ata nuk e pengojnë gripin, megjithatë do të ndihmojnë që të përforcohet imuniteti dhe më lehtë të luftoni me temperaturën e lartë.

Që të rritet rezistenca e organizmit, e rëndësishme është që çdo ditë në ushqim të përdoren prodhimet sezonale.

Karrota – Është e pasur me beta karotinë, që në trup shndërrohet në vitaminë A. Vitamina A është një ng rregullatorët kryesorë të imunitetit.

Majdanos – Kjo është një bimë më tepër e përdorur si erëz gjatë përgatitjes së supave të shijshme të dimrit. Është i pasur me vitaminën C dhe me kalium dhe ka vlerë më të lartë nutricistike se karrota. Përveç për mbrojten nga gripi, majdanozi e stimulon edhe punën e veshkëve dhe mëlçisë së zezë, ndërsa e pastron organizmin nga toksinat.

Mandarina – Vetëm një mandarinë mundet që në mënyrë të konsiderueshme ta rrisë energjinë, sepse përmban më shumë se 60 për qind të nevojave ditore të orgaizmit të njeruut nga vitamina C. Më së miri është të konsumohen në mëngjes herët.

Lakra foragjere – Është burim i shkëlqyer i vitaminës K, i cili është i nevojshëm për eshtra të shëndetshme. Gjithashtu, është vërtetuar se vitamina K e mbron organizmin edhe nga demenca, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alchajmerit.

Grejprufti – Përveç se me vitaminën C është i pasur edhe me fibra që japin ndjenjën e ngopjes. Ky frut e ul nivelin e yndyrnave në gjak dhe konsiderohet si aleat i shkëlqyer në luftën kundër kalorive të tepërta. Investigimi tregoi se grejpfruti mud ta përforcojë veprimin e disa medikamenteve./Femina/



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm