Menu

Është më e sëmurë Kosova ose Europa?

User Rating:  / 1
PoorBest 

Koment
Një përgjegje dhe falënderim ish Pedagogut tim për pyetjen e shtruar

Nga Xhevat Muqaku / Shumë i nderuari Adem,
Xhevat Muqakulëvizja, shëndeti dhe jeta më shpesh definohen si e kundërta e stagnimit, sëmundjes dhe vdekjes ose edhe si gjendje ideale e mirëqenjes optimale, ndërsa sëmundja nuk është shkaktari i vetëm që i mungon shëndetit. Sëmundja pengon funksionin e një organi ose organizmin në tërësi ndërsa një Apopleks ose Infarkt kardial është gjithmonë një rast urgjent.

Unë e njoh gogja mirë vehten time dhe komunikoi deri dikund mirë me ndjenjat e mija sikurse edhe me neuronet pasqyruese

Nuk mundë të merrej me mend por është e vertetë se aktualisht vetëm në bashkësinë Europjane, flitet për 6 deri 8-mijë sëmundje të rralla, sa që në përqindje do të dukej se më pak se një Pacient në 100- mijë banorë atakohet nga njëra prej këtyre sëmundjeve. Buzëqeshja është medikament për shpirtin dhe trupin, është e shëndetëshme, dhe mundë edhe të mësohet. Nëse flitet për më pak se pesë të atakuar nga një sëmundje e njejtë në 100- mijë banorë, atëher flitet për një sëmundje të rrallë edhe pse kjo mundë të jetë e rrezikshme për jetën ose drejtohet në një sëmundje kronike.

Në një artikullë, kam lexuar se duhet patur shumë kujdes e në të njëjten kohë edhe koncentrim maximal kur e mprehim briskun japonez. Humori në masë është i mirëseardhur në shumë situata dhe lami, edhe në mjekësi jan vërtetuar efektet anësore pozitive.

Tri të katërtat prej të gjitha sëmundjeve janë të trashëguara ndërsa tetë prej dhjetë sëmundjeve takohen në moshën e fëminisë. Fatkeqësisht këtu bëhet fjalë për fëmijët e varfër të mjeksisë. Pesë deri tetë përqind e popullsisë në Bashkësinë Europjane vuajn nga sëmundjet e rralla, nuk dij nëse është punuar një statistikë e tillë në Kosovën e pasluftes.

Në princip dotë ishte në rregull nëse për pasojë të Diabetit ose Osteoporozës të merreshin masa politiko- shëndetsore, mirëpo besimi i pamjaftueshem terapeutik tërheq me vehte edhe rreziqet shëndetsore, dhe drejton deri tek ngarkesat e panevojshme dhe kronifikimi i semundjeve. Në Zvicër ku unë punoi aktualisht, flitet por edhe punohet në edukimin e pacientëve që don të thot akceptim por edhe sjellje konform me sëmundjen që të ndjehësh më mirë në shtepi, në punë dhe gjetiu edhe pse je i sëmurë.

Ndërprerja e shtatëzanisë me arësye nuk është dhe nuk quhet sëmundje por nëse dotë përballohet mirë dhe sikur nuk ka ndodhë asgjë, dyshoi shumë se diqka nuk është në rregull.

Shumë studime kan treguar se Stresi e mundon imunitetin e njeriut dhe të stresuarit lëngojnë më shumë nga sëmundjet në përgjithësi. Është me randësi të sçarohemi nëse jemi të disciplinuar, viktimë, kokëforte ose katil i vetëvehtës për derisa këshillat për shëndetin janë gjithnjë të mirëseardhura. Duhet mirë të dijmë se nëse nuk lëvizim vet në drejtim të duhur edhe Rhiniti më i lehtë dotë na sjell vështirësi, dmth. dotë përjetojmë një krizë ose krisje. Krenaria në këto momente nuk ka vend ndërsa krisjen duhet ta mbyllim pa menduar shumë me pasojat të cilat edhe mund të na përcjellin një kohë të caktuar ose mund të na dorëzojnë tek kronifikimi.

Si pengesë funksionale, sëmundja mundë të atakoi regjione të ndryshme të organizmit me pasoja të paparashikueshme. Funksionet fiziologjike e bëjnë jetën e njeriut kuptimplote, dhe ne duhet të sillemi mirë me trupin tonë, edhe pse ky, pra organizmi ynë nuk mundë të krahasohet me sjelljet tona. Organizmi/ at mbijetojnë në ambiente komplekse edhe ruhën, bile edhe përtrihen dhe ndryshohen për pasojë të ndërrimeve që ndodhin në materje, në kohë dhe hapsirë. Bashkësia ose rrjeti më i gjerë social është vendatakim i sigurt për shumëkend.Funksioneve të jetes i takon edhe disciplina dhe sjellja së pari ndaj vetvehtës dhe ndaj të tjerëve pa i harruar edhe emocionet. Përsonaliteti dhe sozializimi i njeriut funksionon edhe i mëvarur prej botës së tij kulturore ndërsa bazën e kan të dyjat së pari tek familja pastai tek shkolla dhe rrjeta sociale e tij.

ICD- 10 është emërtimi për sistemimin dhe klasifikimin statistikor dhe internacional të sëmundjeve dhe problemeve shëndetsore.

Mjekësia prej kohësh është ballafaquar me sëmundje të ndryshme dhe të shumta. Në njërën anë njëri ndjehet i sëmurë kurse tek tjetri sëmundja është diagnostfikuar më heret. Kur në të njëjten kohë paraqiten disa symptome tipike flitet për një syndrom ose për një kompleks symptomesh të cilat bashkë me etiologjinë, mundësojnë përcaktimin e sëmundjes e me këte edhe fillimin e terapisë.

Që moti dihet se disa sëmundje të lindura paraqiten tek ndryshimet e caktuara gjenetike. Patologjia dhe ekzaminimet e caktuara mundësojnë së bashku fillimin e një shërimi të suksesëshem. Njeriu nganjëher është ujk për njeriun ndërsa friga dhe rrespekti shoqërohen dhe rrinë bashkë.

Mjekësia sociale ndihmon në përkufizimin dhe sçarimin e emërtimeve si; hemoseksual, invalid, ahmak dhe viktimë e që rinia pubertetore i përdorin më pak në mahi dhe më shpesh si fjalë fyese. Vesëvesja, tërheqja ne vehte, zana, lëndimi i lëkures, të infektuarit me virusin e Sidës, përfaqëson tek këta njerëz dhe rrethi i tyre Stigmën e cila mundë të bëhet ngarkesë- mekanizëm që vepron thuaja ngjashëm sikur sëmundja. Demenza e ndryshon- tjetërson njeriun dhe së bashku me ndjenjen e të humburit dhe paaftësisë për të dhanë por edhe për të pranue këshillat, sjellë vështirësi të shumta. Një prej tyre edhe agresivitetin deri sa të përcaktohet Diagnoza.

Grupet vetëndihmuese në Europë bëjnë punë të madhe në heshtje pa e shitur askënd duke u lavdëruar. Kur janë në pyetje operacionet, duhet rrespektuar edhe parakushtet, e njëra prej tyre është ndërprerja e thithjes se duhanit.

Sinjalet paralajmërojnë. Kur paraqiten nganjëher ose më shpesh duhet të merrën seriozisht ndërsa në princip studimet në disa Universitete botërore kan vërtetue se disa diagnoza e përcjellin njëra tjetrën tek në Stadiumin e përparuar të sëmundjes. Kjo jep me kuptue se Kollitja dhe Frymëzanja e qëndrueshme duhet të eliminohen në start.

Adem i nderuar, definicionin; shëndeti është vërtetë mirëqenja e plotë fizike, mentale dhe sociale e njeriut e kam takuar shpesh në tekste të shumta dhe në gjuhë të ndryshme, dhe e kam lexuar gjithnjë me vëmendje edhe pse që nga koha studentore e kam mësuar përmendesh. Këtheje kah ta këthesh duket disi si ajo pyetja mahiqare: cila fjalë në gjuhën tonë shkruhet ndryshe por edhe lexohet dhe shqiptohet ndryshe.

Pikërisht ky definicion i OKB- së më bënë mua përsonalisht të pyes vehten time por edhe ty edhe të tjerët që do të ken rast m`e lexue këte përgjegjëje në pyetjen e parashtruar (lexo titullin), nëse sejcilit prej nesh ose së pakut ndonjërit prej nesh nuk i mungon njëri prej tre faktoreve të lartpërmendur.

Unë i besoi mjekësisë kosovare, e mbroj dhe i qendroi edhe besnik aq sa kam mundësi dhe kapacitet por edhe e akceptoi ashtu të mirë dhe të zellëshme siq është.

Pavarësia me simbolet- ikonat e kohës, me nderimin dhe rrespektin për miqët, janë virtyte që nuk ja japim askujt, ngase na takojnë neve vetë. Edhe pergjegjësinë për shëndetin dhe sejcilin individ të shoqërisë tonë e bartim deshtëm apo nuk deshtëm në supet tona. Unë dua të besoi se jemi populli më i shëndoshë ne Europë.

Falemnderit shumë për pyetjen, shpresoi të mos ju kam zhgënjyer. E konfirmoi gadishmërinë time ty dhe të miqëve tjerë, po qese kërkoni sçarimin e disa termave shkencor që me qëllim i shkruajta ashtu siq e ke kërkuar nga unë. Kërkoi ndjesë, kam vështiresi në sortimin por edhe në formulimin e një fjalie përfundimtare „më të miren prej më të mirave të mundëshme“ për ty Pedagogu im. Kam aq shumë, dhe ka kohë që i ruaj por më mungon guximi m’i hapë grykën e thesit, nga friga se më ikin e smuj i nxa ma, por mbes me shpresë se dotë ju takoi së shpejti në Nekofc (pak zhargon fshati).



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm