Menu

Cigarja më kanceroze është ajo e mëngjesit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Cigarja më kanceroze është ajo e mëngjesit

Të gjithë duhanpirësit nuk vdesin nga kanceri. Por jo të gjithë pinë duhan në të njëjtën mënyrë. Pirja e duhanit brenda tridhjetë minutave të parë pas zgjimit nga gjumi rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit. Tani është e mundur të identifikojmë duhanpirësit më të ekspozuar.

Asnjë program radiologjik nuk lejon shqyrtimin e duhur për identifikimin e hershëm të kancerit në mushkëri, të shkaktuar nga duhani. Simptomat e hershme (kollë kronik, pështymë të përgjakshme, humbje peshe) ndodhin vetëm kur dëmi i kancerit ka arritur në një fazë të avancuar të zhvillimit. Shpesh është shumë vonë.

Të gjithë duhanpirësit nuk vdesin nga kanceri. Por jo të gjithë pinë duhan në të njëjtën mënyrë. Pirja e duhanit brenda tridhjetë minutave tw parw pas zgjuarjes rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit.

A mund të identifikohen personat, të cilët në popullatën e përgjithshme të duhanpirësve janë më shumë të rrezikuar nga kanceri? Një hap inkurajues është bërë në këtë lëmi nga një ekip amerikan. Ekipi i udhëhequr nga profesor Joshua E. Muscat (Universiteti i Pensilvanisë) e kishte marrë tashmë një hap të parë në vitin 2011, kur paraqiti dy studime të publikuara në revistën “Cancer”. Aty shpjegohet se duhanpirësit, të cilët ndezin cigaren brenda minutave të parë pas zgjimit, në krahasim me të tjerët kanë një rrezik të shtuar në masë më të madhe për të qenë viktima të kancerit të mushkërive ose të kanceri të quajtur "kokë dhe qafë".

Analiza e tyre për "kancer të mushkërive" kishte përfshirë 4.775 raste të kancerit të mushkërive dhe 2835 raste të kontrolluara. Të gjithë vullnetarët ishin duhanpirës të rregullt dhe pinin një sasi ekuivalente të duhanit. Krahasuar me individët që kanë pirë më shumë se një orë pas zgjimit, ata që pinin mes 31 dhe 60 minuta pas zgjimit kanë 1,31 herë më shumë gjasa për zhvillimin e kancerit të mushkërive. Ndërsa ata që pinin cigaren e tyre të para në 30 minutat pas zgjimit kishin 1,79 herë më shumë rrezik.

Analiza e tyre për kancer të kokës dhe qafës ka prekur 1.055 raste kanceri. Personat që pinë duhan mes 31 dhe 60 minutave të parë pas zgjimit kanë 1,42 herë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë lloj kanceri, ndërsa ata që ndezin cigaren e tyre në gjysmë orën e parë janë 1.59 herë më shumë në rrezik.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm