Menu

Alkoolizmi pasojat dhe dëmet

User Rating:  / 2
PoorBest 

Foto IllustruesePërdorimin e alkoolit në disa vende megjithëse ekzistojnë kufizime, përdorimi i tij vazhdon të jetë i gjerë.Në fenë Islame pijet alkoolike janë të ndaluara dhe në shumë hadithe dhe tregime islame, është theksuar se përdorimi i tyre është haram. Islami thekson në mos përdorimin dhe shpalljen haram të pijeve alkoolike, sepse përdorimi i tyre ka ndikim negativ në mendjen dhe intelektin e njeriut dhe se dehja nga pijet alkoolike, krijon çrregullime në sjelljen e njeriut. Përdorimi i pijeve alkoolike, ndikon negativisht në shumë sisteme të trupit të njeriut si sistemi nervor, i tretjes, mëlçi etj. Përveç kësaj, disa fëmijë të prindërve të alkoolizuar lindin me defekte të shumta. Këto ishin disa nga çështjet e trajtuara punimet e kaluar, por dëmet dhe pasojat që shkaktohen nga përdorimii alkoolit mund të analizohen edhe nga disa aspekte të tjera. Fakte të shumta tregojnë se përdorimi i pijeve alkoolike ka ndikim shkatërrimtar në familje dhe në shoqëri, ndikim që në disa raste është i pariparueshëm.

Përdorimi i pijeve alkoolike në shumë raste krijon sjellje të pahijshme, e çon njeriun drejt krimit, vrasjes,vetëvrasjes dhe në shumë raste drejt vdekjes në aksidentet rrugore, sepse përdorimi i kësaj lënde ndryshon sjelljen e njeriut dhe personalitetin e tij.Alkooli duke qenë se ul fuqinë gjykuese dhe të të menduarit të njeriut, e detyron atë të kryejë krime. Në të gjithë botën ekzistojnë dhjetëra mijëra raste që njerëzit akuzohen se janë bërë shkak për vdekjen e të afërmve të tyre si rezultat i dehjes me pije alkoolike. Ashtu siç kemi theksuar edhe më parë,pijet alkoolike ulin shpejtësinë e veprimit të njeriut i cili humbet dhe kontrollin e trupit dhe mendjes së tij. Si rezultat, njeriu nuk mund të kuptojë ashtu siç duhet çështjet dhe gjendjen në të cilën ndodhet. Pikërisht një fakt i tillë vetvetiu ndryshon sjelljen e njeriut të alkoolizuar në shoqëri. Një njeri i alkoolizuar, nuk merr parasysh rregullat dhe normat e shoqërisë dhe duke i shkelur ato, paraqet sjellje agresive, sulme spontane dhe sjellje degjeneruese.Për këtë arsye Profeti i nderuar i Islamit (savs) thekson: “Pija alkoolike mbledh pas vetes të gjitha mëkatet dhe është burim i papastërtive dhe i të gjitha të këqijave”. Për të arsye alkooli mund të jetë faktori kryesor i shumë krimeve dhe fatkeqësive.

Statistikat në Amerikë tregojnë se 30% e abuzimeve me fëmijët dhe 75% e dhunës në familje dhe ndaj bashkëshortes,vijnë si rezultat i përdorimit të pijeve alkoolike. Një shembull i qartë i dëmeve që shkakton përdorimi i pijeve alkoolike është dhe aksidenti i naftësjellësit Valdis i kompanisë Aksan në Alaska të Amerikës. Ky aksident përveçse i shkaktoi miliarda dollarë dëme kësaj kompanie, shkatërroi dhe dëmtoi seriozisht edhe ambientin në Alaska. Megjithatë, në perëndim dhe sidomos në Amerikë, jo vetëm që nuk është marrë asnjë vendim për ndalimin apo kufizimin e përdorimit të pijeve alkoolike, por këto pije reklamohen edhe në programet sportive,televizive dhe të dëfrimit. Në Rusi shumica e popullit nuk mund të bëjë asnjë aktivitet dhe nuk mund të shohë asnjë lajm pa përdorur pije alkoolike si vodka.Disa specialistë dëmet e shkaktuara nga pijet alkoolike i njohin si sëmundjen ruse. Në Rusi çdo ditë vërehen raste të shumta të arrestimit të personave të dehur nga policia. Statistikat në këtë vend tregojnë se çdo burrë mesatarisht në vit përdor 18 litra pije alkoolike. Por duke patur parasysh se fëmijët dhe adoleshentët në rusi përdorin pije alkoolike, mesatarja e lartpërmendur është akoma më e lartë. Sipas deklaratave të funksionarëve rusë, drejtimi i makinës në gjendje të dehur, ka qenë shkaku kryesor i 5 mijë aksidenteve vdekje prurësenë 6 muajt e parë të vitit 2009 në Rusi, që solli vdekjen e të paktën 8 mijë personave. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak që funksionarët rusë të marrin vendim për shtrenjtimin e çmimit të pijeve alkoolike me qëllim uljen e sasisë së përdorimit të tyre.

Një prej organeve që dëmtohet më shumë nga përdorimi i pijeve alkoolike është familja. Raporte të shumta tregojnë se përdorimi i alkoolit nga anëtarët e familjes, çon në shkatërrimin e saj. Ashtu siç jeni në dijeni, familja është shtylla kryesore e shoqërisë, ku fëmija lind dhe merr mësimet e para, edukatën dhe udhëzimet për jetën. Për këtë arsye familja është organi kryesor i formimit të fëmijës dhe personalitetit të tij. Traditat e prindërve, dëshirat dhe pikëpamjet e tyre janë faktorët kryesore në edukimin dhe formimin e sjelljes së fëmijës. Fëmija në kuadrin familjar merr eksperienca të shumta dhe pikërisht në këtë ambient ai kupton sjelljen dhe rrugën e drejtë. Pra familja luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës dhe në paraqitjen e çështjeve të këqija, të dëmshme, të mira dhe vlerave të ndryshme. Nëse ambienti i familjes nuk është i shëndoshë,padyshim ai bëhet burim i shumë çrregullimeve dhe anomalive në sjellje dhe edukatë.

Ekzistenca e personave të alkoolizuar në familje, përbën një shembull të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për fëmijët. Përveç kësaj, një shembull i tillë mund të inkurajojë fëmijët dhe në veçanti të rinjtë drejt sjelljeve të pahijshme dhe përdorimit të alkoolit.Në një studim të kryer mbi 645 persona të alkoolizuar në Suedi, rezulton se 25%e vëllezërve dhe motrave të tyre janë prekur gjithashtu nga alkoolizimi. Pra përdorimi i alkoolit, mund të përhapet gjerësisht edhe në pjesëtarët e tjerë të familjes. Në disa raste, disa nëna të alkoolizuara për të vazhduar varësinë apo drogimin e tyre, i detyrojnë bashkëshortët që të varen tek alkooli.Mos përputhja e prindërve, divorcet, dhe ndarja e prindërve bëhet shkak përlindjen e ndjenjës së dështimit dhe presionit social mbi femrën, burrin dhe fëmijën. Pikërisht një presion i tillë mundëson shtimin e dëshirës për përdorimin e pijeve alkoolike dhe të lëndëve narkotike.

Përdorimi i pijeve alkoolike vë në rrezik edhe sigurinë ekonomike të familjes, anëtarët e së cilës janë përgjegjës për plotësimin e nevojave ekonomike. Burri i shtëpisë dhe në disa raste dhe femra plotësojnë të gjitha nevojat financiare të familjes. Me drogimin dhe alkoolizimin e bashkëshortit apo bashkëshortes, ekonomia familjare dëmtohet jashtëzakonisht shumë dhe të ardhurat e familjes në përgjithësi përdoren për blerjen e pijeve alkoolike. Si rezultat, të gjitha të ardhurat e mundit në familje në vend që të përdoren për rritjen e mirëqenies në familje, përdoren për dëfrimet personale./E.V.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm