Menu

Ushqimet e nevojshme për trupin

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto IllustrueseUshqimi mund të na bëjë të shëndetshëm dhe të freskët ose të sëmurë dhe të lodhur, varet nga përzgjedhja jonë. Vera është stina me më shumë fruta të natyrës të cilat mund të ndihmojnë të shërojmë trupin dhe shpirtin dhe po ashtu të arrijmë vijë më të mirë trupore. Ja disa këshilla të përshtatshme, përkatësisht ushqime që duhet t’i konsumoni:

- Frutat malore: Antioksidantët dhe fitonutrientët e tyre luftojnë kundër plakjes së lëkurës. Frutat malore janë të pasura me fibra, çka ngadalëson absorbimin e sheqerit në qarkullim të gjakut. Vetëm një gjysmë filxhani me fruta malore çdo ditë do të dyfishojë konsumin tuaj të antioksidantëve.

- Avokado: Ky ushqim nuk përmban kolesterol, është pa natrium dhe është i pasur me acidet yndyrore omega-3. Avokado është i shkëlqyeshëm për heqjen e kilogramëve të tepërt, sepse nxit djegien e kripërave. Po ashtu përmban vitaminë E, çka ngadalëson shfaqjen e shenjave të plakjes. Përdoreni në vend të djathit dhe shtojeni në sallata.

- Hudhra: Enzimat në hudhër ndihmojnë të reduktohet niveli i yndyrave të këqija, duke shkaktuar detoksikim natyror. Përzierja e squfurit dhe alicinës i jep hudhrës aromën specifike, por pikërisht këtu qëndron dobia e kësaj perime. Provoni të përdorni hudhër të freskët për salca dhe sallata.

- Farat e susamit: Janë burim i mirë i yndyrave të pangopura, vitaminës E, kalciumit dhe lignaneve – antioksidantëve të cilat ndihmojnë që mëlçia të jetë e shëndetshme dhe djegin yndyrë.

- Jogurti: Kalciumi në jogurt ndihmon në humbjen e peshës trupore duke depërtuar në qelizat yndyrore. Jogurti është mes-vakt i shkëlqyer dhe është i pasur me bakteret “e mira”.

- Specat djegës: Fitonutrienti kapsaicin frenon apetitin dhe përkohësisht nxit punën e metabolizmit dhe ndihmon parandalimin e nivelit të sheqerit në gjak. Specat djegës mund t’i hani të thatë ose të freskët dhe t’i shtoni në ushqim derisa zieni.

- Spinaqi: Pa yndyra dhe i pasuruar me fibra, spinaqi përmban acidin folik, i cili ndihmon shërimin e trupit. Është antioksidant i fortë dhe lufton kundër radikaleve të lira dhe largon yndyrat në bel. Mund ta hani të zier ose në sallatë.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm