Menu

Si e lash duhanin

User Rating:  / 4
PoorBest 
Desha të marr për titull: Si e lënë duhanin burrat" por nga frika se gratë nuk do të më marrin për serioz, hoqa dorë nga bombastika. Më së fundi, kjo është një grimcë nga jeta e ime për të cilën nuk flas kurrë në plan jetëshkrimor pasiqë mendoj se kjo u takon pleqëve. Këtu bëj një përjashtim madhor sepse të lësh duhanin është diç madhore, sidomos kur e lë si e bëra unë.

Foto Illustruese

Nga Reis Mirdita - Reis MirditaSa mos t'a humbni durimin me fjalë anësore, po ia nis historisë së duhanit, si e nisa dhe si ia "morra shpirtin" unë e jo ai mua:

E ngjita aty nga klasa e dytë - tretë e gjimnazit. Pinim nganjëherë një cigare 4-5 veta në tueletet e shkollës (në kohë të pushimit në mes orëve). Thith njëri, thith tjetri e me rradhë. Kaluan vitet e shkollimit, krijova familje dhe vazhdoja të pi tinës cigaren nga të gjithë ata që më dhanë mësim në jetë, nga babai dhe shum vite edhe nga vëllezërit se isha më i vogli...

Fillova si të gjithë pak me lojë pak me inatë e unë mëshum me inat. Një kalama e mbështjellte dhe e thithëte tymin "teposht". Një ditë më thorri një kaçak dhe kur e dheza fillo të qeshet e besa të më akuzoj se s'di të pi cigare. Iu dashtë dy – tri herë të më demnonstroj se si "pinë burrat" duhan....

Kjo më shtyri të "mësoj" të thithë duhanin dhe për një vjet rresht, kur doja pija kur doja nuk pija dhe nuk më mungonte. Më e keqja ishte se të gjithë më kishin rrejtë: mësues, gazeta, prind... "nëse e kallën nji herë, edhe njiherë edhe më s'ën e len!" ishte rrena e tyre. Unë një vitë e kallja dhe nuk e kallja, sipas qefit e sipas xhepit (isha nxënës në gjimnaz), por pa u lodhur se kam apo s'kam cigare. Sa mirë po qe se më kishin spjeguar drejt: nuk ngjitet me një e dy cigare...! Por kur t'i pijsh nji edhe nji edhe nji, merr guxim e nganjëherë bën edhe shokë të ri e kështu të ngelën huq! Të vjen era teshave e trupit, i bën dëm shëndetit...!"

Dhe ja kur vendosa të shkepem nga ky ... "ves", u bë sebep shpuza e cigares. Dhe të ju them drejt që atyre viteve i digjja poshtë-lart, dyzet copa, nës mos më tepër dhe më dëgjoni, pa filter, nga më të sertat.

Herën e parë pata haruar të shkund hirin dhe natyrisht, ai pikoi në një moment mbi tavolinën e ulët në sallon. Mendova: "nuk jam më unë për duhan". E dyta ndoshi në restorant duke pi kafe. Isha vet. Dhe o fat i imi... më ndodhi edhe "e treta e vërteta". Isha duke përgatitur një shkrim-raport për një javore kanadeze, kur... si isha duke kontrolluar ortografin e shkrimit, hiri më ra mbi tastierë. Pa një pa dy, hapa paketën dhe numërova me ngadal cigaret: shtatë. Dhe vetëm pas numërimit të plogshtë, vendosa: Kurrë më!!!

 

Ishte kjo në vitin 2004, maj... (nuk e lash kafen se thuhet që nuk shkon kafja pa cigare, mubate të kota, unë vazhdoj të pi kafe pa më shkuar aspak mëndja të duhani). Nuk ishte dje e sot dhe do të mendohet se nuk e paska lënë ende; prit, prit. Mos prit aspak se nuk e ndez më! As për qejf as për inatë. Kështu e lënë burrat (por edhe gratë) duhanin. Pa ndihmën e huaj, qyqe vetëm!

PS. Nuk më tha as mjek as pa mjek që të lë duhanin, ju thash se iu shkepa katranit nga se më ra pa e vërejtur hiri i saj dhe m'u bë bajat...) Tani as shpisë, as teshave, as trupit i vjen era katran. Sa rahat.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm