Menu

Java Evropiane e vaksinimit - Njësia e vaksinimit në QKMF të Prishtinës

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto: Bujar Gashi

Me rastin e javës evropiane të vaksinimit, sot, më 29 prill, në njësinë e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ishin prezent nga Komuna  e Prishtinës, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, doktor Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, kryesuesi i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Z.Jusuf Dedushaj, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla, si dhe ajo e UNICEF-it, Laila Omar Gad.

Me këtë rast është prezantuar puna e kësaj njësie dhe të arriturat në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë. Ndër të tjera u konstatua se rreth 95% e fëmijëve vaksinohen, përqindje kjo që krahasohet edhe me vendet më të zhvilluara.

Gjithashtu u bisedua për ngritjen e nivelit të komunikimit ndërinstitucional, promovimit të shëndetit dhe masave të tjera parandaluese në drejtim të një shoqërie të shëndetshme.

Komuna e Prishtinës, dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i fton qytetarët e Prishtinës dhe prindërit në veçanti që të sjellin fëmijët e tyre në Njësinë e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm