Menu

Ato lindën duke mbajtur dorën e njëra – tjetrës

User Rating:  / 1
PoorBest 

Dy vogëlushe binjake që vuanin nga një sëmundje e rëndë suprizuan doktorët pasi lindën duke mbajtur dorën e njëra-tjetrës.

Nënës së Jillian dhe Jenna Thistlethwaite iu desh të përballej me një shtatzëni të vështirë pasi zbuloi se binjaket që mbante në bark u diagnostikuan si monoamniotike.

Binjakët monoamniotike janë dy binjakë identik që ndajnë të njëjtën qeskë amniotike brenda mistrës së nënës së tyre si dhe të njëjtën placentë. Kjo lloj patologjie konsiderohet si tepër e rrallë dhe rreziku më i madh është që gjatë lindjes binjakët të vdesin për shkak të ngatërrimit të kordës së kërthizës.

Fatmirësisht, në rastin e dy vogëlusheve nga Ohio e SHBA-së, gjithçka shkoi për mrekulli. Madje jo vetëm kaq por ato mahnitën doktorët të cilët u habitën kur panë se vajzat erdhën në jetë duke mbajtur dorën e njëra-tjetrës.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm