Menu

Alkooli vret një person në çdo 10 sekonda

User Rating:  / 1
PoorBest 

Sëmundjet ngjitëse, aksidentet në komunikacion, kancerët, plagosjet, vrasjet, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti…

Më 2012, nga përdorimi i dëmshëm i alkoolit në gjithë botën kanë vdekur 3,3 milionë njerëz, për dallim nga 2,5 milionë më 2005, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përmes një raporti të publikuar të hënën. Me një të vdekur në njëzet në botë, ose me një të vdekur në çdo 10 sekonda, sipas Dr. Shekhar Saxena, drejtor i Departamentit të abuzimit të substancave psikoaktive në OBSH, alkooli vret më shumë se SIDA, tuberkulozi dhe dhuna bashkë.

Agjencia e OKB-së është e brengosur nga inercia e autoriteteve ndërkombëtare përballë kësaj hataje, ndërkohë që edhe konsumi i alkoolit në shkallë planeti është në rritje.

Ndonëse, vendet e pasura (në Amerikë e Evropë) mbeten konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit, tendenca është në rritje viteve të fundit edhe në vendet ku niveli i jetës po rritet shpejt, sidomos në Indi dhe në Kinë. OBSH-ja pret për shembull që konsumi vjetor i alkoolit në Kinë deri më 2025 të arrijë në 1,5 litra për person. Kjo mund të ketë pasoja jo të papërfillshme në aspektin e shëndetit publik:

“Duke pasur parasysh rritjen e popullatës në botë dhe shtimin e paraparë të konsumimit të alkoolit, shkalla e sëmundësisë që i vishet alkoolit mund të rritet edhe më shumë nëse nuk ndërmerren e zbatohen më shumë politika parandaluese”, tërheq vërejtjen zëvendësdrejtori i përgjithshëm i grupit “Sëmundjet jo të përkalueshme” në OBSH, Oleg Chestnov.

Më 2012, konsumimi mesatar botëror, i cili ishte stabil në Evropë, Afrikë dhe në Amerikë, ishte i barabartë me 6,2 litra alkool të pastër për person të moshës mbi 15-vjeç. Konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit më 2010 ishin Rusia, vendet e Evropës Lindore, Portugalia, të ndjekur nga shumica e vendeve të BE-së, Kanadaja, Australia dhe Afrika Jugore.

Në Francë, konsumi mesatar për person në vit është 11 litra, e që është më pak në raport me fillimin e viteve 2000, kur ishte 13 litra në vit. Në Francë llogaritet se nga pasojat e alkoolit për çdo vit vdesin 49.000 persona.

Sipas OBSH-së, 48% e popullatës botërore kurrë s’ka pirë alkool dhe mospirës janë më shumë femra se meshkuj.

Po ashtu, 11,7 % e personave 15 deri 19-vjeç praktikojnë pirje episodike, për dallim nga 7,5% për pjesën tjetër të popullatës. Kjo tendencë është megjithatë e kundërt në vendet e Azisë Juglindore.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm