Menu

Parandaloni ndikimin negativ të televizionit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Si të bëhet shikimi i TV-së veprimtari e dobishme dhe argëtuese në shtëpinë tuaj, pa pasur frikë nga pasojat negative? Ja pak ndihmë.

Shikimin i pakontrolluar i televizionit në periudhën parashkollore mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës dhe të çojë në shfaqjen e pasivitetit, obezitetit dhe përqendrimit të dobët. Për të parandaluar pasojat negative të shikimit të televizionit, prindërit duhet të miratojnë kodin e mëposhtëm të sjelljes:

Kufizoni kohën e shikimit të TV-së dhe mos devijoni nga vendimi i tillë. Kështu, fëmija që nga fillimi do të mësojë se TV-ja mund të shikohet në rrethana të caktuara dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Mos e vendosni televizorin në dhomën e fëmijëve, kurse telekomandën mbajeni larg nga vendi ku kanë qasje fëmijët. Le të jetë televizioni gjithmonë i fikur, kur askush nuk është duke e shikuar, ose në qoftë se përmbajtja nuk është e përshtatshme për moshën e fëmijës. Duhet të keni kujdes për përmbajtjen që ndiqet nga vogëlushët.

Ngushëlloni fëmijën nëse ka disa përmbajtje shqetësuese. Ndonjëherë ajo mund të jetë diçka krejtësisht e padëmshme, por ngushëllimi është ende i nevojshëm. Flisni për atë që ka parë fëmija. Komentoni së bashku me fëmijën mbi përmbajtjen e shikuar, që të praktikoni komunikimin e ndërsjellë dhe të përfitohet nga ana e mirë që ofron mjedisi arsimorë për fëmijët.

Me ndihmën tuaj, të mësuarit do të jetë më i plotë. Mos e nxitni fëmijën të shikojë televizorin në qoftë se nuk shfaq interes për të. Më mirë luani ndonjë lojë së bashku. Rregullisht shkoni me fëmijën/fëmijët në natyrë, pavarësisht nga kushtet atmosferike.

Vetëm në këtë mënyrë do të krijohet një shprehi e mirë për të mos kaluar shumë kohë në ambiente të mbyllura. Aktivizoni shokët e tij, si dhe prindërit e tyre. Motivoni fëmijët të luajnë jashtë, nën syrin vigjilent të një të rrituri.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm