Menu

Kontrolloni potencialin tuaj të detoksifikimit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Anila Kalleshi

Balanca ndërmjet konsumimit të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj oksidantëve mund të jetë diferenca ndërmjet jetës dhe vdekjes

Bëni testin më poshtë për të zbuluar nëse keni nevojë që të përmirësoni potencialin tuaj të detoksifikimit:

- A vuani shpesh na migrena ose dhimbja e kokës?
- A keni ndonjëherë sy që lotojnë ose të skuqur?
- A keni rrathë të zinj poshtë syve?
- A keni ndonjëherë ineksione të veshëve?
- A vuani shpesh nga mukusi I tepërt?
- A vuani nga aknet ose skuqjet e lëkurës?
- A djersisni shumë?
- A keni ndonjëherë dhimbje muskujsh ose nyjesh?
- A keni një organizëm të vështirë, që mezi humbisni peshë ose jeni nënpeshë dhe e keni të vështirë për të fituar peshë?
- A vuani ndonjëherë nga urinimi i shpeshtë?
- A keni shpesh në gojën tuaj një ndjenjë të hidhur?
- A vuani nga përzierjet ose të vjellat?
- A keni një reagim të fortë ndaj alkoolit?
- A vuani nga fryrjet?
- A qëndron kafeja në sistemin tuaj për një kohë të gjatë?

Nëse I jeni përgjigjur po shtatë ose më shumë pyetjeve, ju duhet të përmirësoni potencialin tuaj të detoksifikimit.

Nëse I jeni përgjigjur po katër deri në gjashtë pyetjeve, ju jeni duke shfaqur shenja të detoksifikimit të dobët dhe duhet të përmirësoni potencialin tuaj të detoksifikimit.

Nëse I jeni përgjigjur po më pak se katër pyetjeve, ju nuk keni mundësi që të keni probleme me detoksifikimin.

Si detoksifikohet trupi

Nëse ngrënia në mënyrë të shëndetshme është njëra anë e medaljes, detoksifikimi është ana tjetër. Është pikërisht truri kimik I trupit, riciklimi, rigjenerimi dhe detoksifikimi, në mënyrë që ne të kemi një jetë të shëndetshme. Cdo frymëmarje dhe cdo veprim mund të gjenerojë toksina. Nëse një substancë është e keqë për ju, kjo varet nga aftësia që ju keni për ta detoksifikuar.

Probleme të mëlcisë apo probleme shëndetsore

Substancat që ndikojnë në funksionin optimal të mëlcisë janë kafeina, alkooli, ilacet, HRT, dioksinat, tymi I cigares, dietat e lartë në proteina, yndyrnat e ngopura. Ju duhet të provoni për të eleminuar ndonjë prej këtyre ushqimeve dhe të kufizoni ekspozimin ndaj të tjerave. Lajmi I mirë është që, me një dietë të mirë, mënyrë jetese, detoksifikim të rregullt, dhe suplementet e duhura, ju mund të riktheni dhe të mbani funksion optimal të mëlcisë.

Mbroni veten tuaj me antioksidantë

Ne jemi të kërcënuar nga toksinat e brëndshme ashtu sikundër edhe nga ato të jashtme. Përshembull, oksigjeni, baza e jetës bimore dhe shtazore, është ushqyesi jonë më I rëndësishëm, e nevojshme nga cdo qelizë në cdo sekond të ditës. Është gjithashtu kimisht reaktiv dhe shumë I rrezikshëm. Oksidantët carmatosin oskidantët e dëmshëm. Balanca ndërmjet konsumimit të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj oksidantëve mund të jetë diferenca ndërmjet jetës dhe vdekjes. Konsumoni Vitamina C dhe E.

Suplementet e detoksifikimit

Është dicka e zgjuar që të sigurohemi që program jonë ditor I suplementeve që të përmbajë sasi të konsiderueshme të antioksidantëve, vecanërisht kur jeni të vjetër, jetoni në një vënd të ndotur dhe keni eksposime të pashmangshme ndaj oskidantëve. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është nëpërmjet anti-oksidantëve, multivitaminave dhe mineraleve.

Vitamina A 7500 IU deri në 20000IU
Glutathione 25 mg deri në 75 mg
Vitamina E 100 IU deri në 500 IU
Vitamina C 1000 mg deri në 3000 mg
CoQ10 10 mg deri në 50 mg
Acid lipoik 10 mg deri në 50 mg
Selenium 30 mcg deri në 100 mcg
Zink 10 mg deri në 20 mg
Detoksifikimi im 7 –ditor

• Fillojeni detoksifikimin tuaj në fundjavë ose gjatë një kohe kur ju nuk keni shumë gjëra për të bërë.
• Ecni për të paktën 15 minuta në ditë.
• Pini të paktën 2.5 litra ujë në ditë.
• Konsumoni fruta ose lëngje frutash.
• Hani në mënyrë të moderuar.
• Përdorni suplemente.
• Shmangni të gjutha produktet e grurit.
• Kufizoni konsumimin e patates.

Anila Kalleshi-dietologe

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm