Menu

Le të ndihmojmë zemrën nëpërmjet dietës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dietologia Anila Kalleshi

Një ushqyerje "e lehtë" të ndihmon të kontrollosh armikun numër një të arterieve dhe zemrës

Anila Kalleshi - dietologe / Një në katër femra ka vlera superiore mbi vlerat e rekomanduara nga orientimet ndërkombëtare dhe kjo është një e keqe sepse se bashku me pirjen e duhanit, presionin e gjakut, sheqerin ne gjak, mbipeshën, aktivitetin fizik dhe dietat, kolesteroli është një faktor për t'u marrë parasysh për shëndetin e zemrës tënde.

Një ushqyerje e shëndetshme mund të ulë kolesterolin në gjak në një përqindje 5-10. Në qoftë se dieta është e lidhur dhe me një dozë të lëvizjes, dhe një mënyrë jetese të shëndetshme mund të arrihet një ulje prej 30 përqind. Në vazhdim kemi një dietë molekulare dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së sistemit kardiovaskular, që mban nën kontroll kolesterolin dhe trigliceridet në gjak.

* * * * * * * * * *

E HËNË

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët (gr.200), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (gr.30) OSE: qumësht i skremuar (250gr.), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr.)

*Vakt i vogël para drekës

Lëng me dy portokalle dhe një limon ose qitro ose një frut sipas dëshirës

*Dreka

Sallatë me karcof (porcion i lire), fileto pule (për femrat 180gr., për meshkujt 220gr.) me koper dhe trumzë perime të gjalla të stinës (porcion i lirë), bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr., meshkujt 70gr.), vaj ulliri 10gr. (2 lugë, edhe më mirë në qoftë se është vaj liri i ftohtë ose vaj arre)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer dhe një frut i freskët i stinës sipas dëshirës (150gr)

*Darka

Sallatë me rukola dhe feta xhinxheri (porcion i lirë), gjizë e freskët pa kripë (femrat 120gr. meshkujt 150gr.), perime të gjalla të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) bukë integrale me grurë ose thekër (për femrat 40gr. meshkujt 60gr.) vaj ulliri 5gr (1 lugë, edhe më mirë në qoftë se është vaj liri i ftohtë ose vaj arre)

*Pas darke

Çaj lulebliri

* * * * * * * * * *

E MARTË

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjatë ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët (200gr.), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr) OSE: Qumësht i skremuar 250gr., një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr.

*Vakt i vogël para drekës

Një banane të vogël ose një mollë, ose edhe fruta të tjera të stinës

*Dreka

Sallatë me domate te vogla dhe rukola (porcion i lirë) Pulë e pjekur me sherebelë (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) Perime të ziera në avull të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr. | meshkujt 70gr.) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer dhe një frut i stinës (150gr.)

*Darka

Sallatë jeshile (porcion i lirë ) Proshutë krudo me yndyrë të ulët (femrat 60gr. | meshkujt 80gr.) Perime të gjalla të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Bukë integrale (femrat 40gr. meshkujt 60gr.) Vaj ulliri 5gr (1 lugë)

*Pas darke

Çaj lulebliri

* * * * * * * * * *

E MERKURË

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjatë ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët,tre feta buke integrale të thekura me një lugë marmelatë OSE: Qumësht i skremuar 250gr., një lugë e vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr.

*Vakt i vogël para drekës

Mandarinë ose mollë jeshile

*Dreka

Sallatë me rukola, karrota dhe finok (porcion i lirë) Proshutë viçi (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) Brokoli (porcion i lirë) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr. | meshkujt 70gr.) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë, edhe më mirë në qoftë se është i lidhur me vaj liri të ftohtë ose vaj arrash)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer dhe një tas me sallatë frutash të freskëta (150gr.) ose një frut të stinës sipas dëshirës.

*Darka

Sallatë mikse me zarzavate të freskëta të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Lepur i pjekur në zgarë me koper (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) Patate të ziera me majdanoz (femrat 180gr. meshkujt 220gr.) Vaj ulliri 15gr.

*Pas darke

Çaj lulebliri

* * * * * * * * * *

E ENJTE

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose caj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët 200gr, dy feta bukë integrale të thekura me një lugë marmalatë ose: Qumesht i skremuar 250gr., një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr.

*Vakt i vogël para drekës

Dy kivi ose frut tjetër i stinës sipas dëshirës

*Dreka

Sallatë me koper, vaj, portokall dhe nenexhik (porcion i lirë) Makarona tub me krem rukole, arra dhe fara pishe (femrat 70gr. | meshkujt 80gr.) Vaj ulliri 10g (edhe më mirë në qoftë se është i lidhur me vaj liri të ftohtë ose vaj arrash)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer, dy feta ananas me fleta nenexhiku ose frut tjetër i stinës sipas dëshirës.

*Darka

Sallatë jeshile me mollë jeshile të copëtuar,me karkaleca deti 200gr., fasule të kuqe 100gr., vaj ulliri 10gr. Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr. | meshkujt 60gr.)

*Pas darke

Çaj me gjethe ulliri

* * * * * * * * * *

E PREMTE

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët (200gr.), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr.) OSE: Qumësht i skremuar 250gr., një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr.)

*Vakt i vogël para drekës

Fruta të freskëta të stinës sipas dëshirës (150g)

*Dreka

Sallatë me lakër të kuqe dhe jeshile (porcion i lirë) Proshutë në qumësht me karota (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr. | meshkujt 70gr.) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer dhe një frutë të stinës150gr

*Darka

Sallatë jeshile (porcion i lire) Oktapod i zier (femrat 180gr. | meshkujt 200gr.) me çikore, sardele dhe kaperi Perime të ziera (porcion i lirë) Bukë integrale ose thekre (femrat 40gr. | meshkujt 70gr.) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë)

*Pas darke

Çaj me gjethe ulliri

* * * * * * * * * *

E SHTUNE

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët 200gr., një lugë e vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr. OSE: Qumësht i skremuar 250g., një lugë e vogël mjaltë, drithëra 30gr.

*Vakt i vogël para drekës

Fruta të freskëta (150gr.)

*Dreka

Sallatë jeshile, lakër e kuqe dhe rukola (porcion i lirë) Fileto viçi (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) me piper jeshil Perime avull (porcion i lirë) Buke integrale (femrat 40gr. | meshkujt 70gr.) Vaj ulliri 10gr. (2 lugë)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb dhe një frutë (150gr.)

*Darka

Sallatë jeshile Mocarele (femrat 80gr. | meshkujt 100gr.) me basiliko dhe rigon Perime avull (porcion i lirë) Bukë integrale (femrat 40gr. | meshkujt 60gr.) Vaj ulliri 10gr.

*Pas darke

Çaj me gjethe ulliri

* * * * * * * * * *

E DIEL

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët (200gr), dy feta bukë integrale të thekura me një lugë marmelatë OSE: Qumësht i skremuar 250gr., një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr.)

*Vakt i vogël para drekës

Lëng me portokall të kuq (një gotë) ose një frutë të stinës sipas dëshirës

*Dreka

Sallatë me karcof dhe majdanoze (porcion i lirë) Fileto qengji me rozmarinë (femrat 120gr. | meshkujt 130gr.) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 70gr. | meshkujt 80gr.) Vaj ulliri 10 gr.(dy lugë, edhe më mirë në qoftë se është i lidhur me vaj liri të ftohtë ose vaj arrash)

*Vakt i vogël i mbasdites

Një tas me elb pa sheqer ose një tas me sallatë frutash të freskëta (150gr.) ose një frutë të stinës sipas dëshirës

*Darka

Sallatë me zarzavate miks të stinës sipas dëshirës, me xhinxher (porcion i lirë) Djathë në furrë (femrat 70gr. | meshkujt 80gr.) Brokoli (porcion i lirë) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë, edhe më mirë në qoftë se është i lidhur me vaj liri të ftohtë ose vaj arrash

*Pas darkës çaj me gjethe ulliri

-4 Kg me pak truk! Fryrja për shkak te lëngjeve luftohet edhe ne tavoline, duke eliminuar ushqimet e kripura: Shumë kripë, jo vetëm provokon mbajtjen e lëngjeve por edhe i bën ushqimet shume te shijshme dhe na shtyn t'i konsumojmë ne doza të tepërta. Mënyra më e thjeshtë është të zëvendësosh kripën me erëzat (rasti më klasik speci djegës: 1 pjatë me penne arrabbiata është e shijshme edhe me shumë pak kripë). Nëse do të heqësh dorë nga shija e kripës, mëso të përdorësh limon ose uthull molle, që stimulojnë diurezen. Ndiq këtë Program për 7 ditë super pastrues!

NË TAVOLINË MOS HARRO QË...

Për një javë, ose nëse mundesh edhe për një periudhë më të gjatë, evito djathërat, mocarelen dhe produktet e tjera të qumështit përveç: kosit, gjizës dhe djathit pa kripë. Elimino majonezën dhe salcat e kripura, sallamin dhe salsiçet, ushqimet e gatuara në tiganë, ullinjtë, kaperin, biskotat industriale, tortat. Për pije prefero ujin mineral dhe lëngun e mollës.

* * * * * * * * * *

HA NË KËTË MËNYRË PËR 7 DITË DHE DOBËSOHU NJË MASË NË KOFSHË DHE VITHE

* * * * * * * * * *

E HËNË

Mëngjesi: Sallatë frutash me banane, 1 mollë dhe 1 dardhë me 50 g gjizë pa kripe, 1 kafe elbi

Paradite: Një gotë lëng boronice, 1 kos natyral pa yndyrë, 3 kokrra arra.

Dreka: Rizoto me shafran dhe majdanoz, 150 g merluc në furrë, sallatë dhe 1 fetë bukë e zezë.

Pasdite: Një gotë lëng boronice

Darka: Supe me perime, 150 g kraharor pule në zgare dhe sallatë me karota dhe 1 fetë bukë e zezë

* * * * * * * * * *

E MARTË

Mëngjesi: Një kos natyral pa yndyrë, 1 kafe elbi me qumësht soje, 40g buke misri dhe 1molle

Paradite: 1 gotë lëng molle jeshile

Dreka: Oriz me rrepa, levrek i pjekur në zgarë me spinaq me spec djegës, 1 fetë bukë e zezë

Pasdreke: 1 dardhë,

Darka: Supe me elb, perime, peshk shpatë me sallatë me finok.

* * * * * * * * * *

E MËRKURË

Mëngjesi: Një kos soje, 2 feta bukë integrale me komposto molle dhe kumbulla te thata, 1 kafe elbi.

Paradreke: 2 kivi

Dreka: supë pule, sallatë lakrash dhe brokoli të gatuar në avull dhe gjoks pule me rigon.

Pasdreke: 2 feta ananas

Darka: Perime, levrek i gatuar ne zgarë me sallate me luleradhiqe, çikore dhe sallatë jeshile, 1 mollë e gatuar me kanellë.

* * * * * * * * * *

E ENJTE

Mëngjesi: 2 feta bukë integrale me mjalte, 1 kos soje, 1 kafe elbi dhe një tas me komposto molle Paradreke: 1 kupe me qershi

Dreka: Rizoto me salcë domatesh dhe rozmarinë, fileto peshku me limon me kunguj te zier dhe te përziera me qepë dhe majdanoz, 1mollë dhe 1 fetë bukë e zezë Paradreke: 1 gotë lëng spinaqi, kivi, kastraveci

Darka: Supe me perime me 50g elb, peshk hake ne furrë me kungull, brokoli dhe karrota, 1 puding soje dhe 1 fetë bukë e zezë

Përpara se të flesh: Merr gështenjat

* * * * * * * * * *

E PREMTE

Mëngjesi: 1kapsul centella asiatica me ujë, 1 fetë bukë e zezë me marmelate portokalli pa sheqer, 1 yogurt natyral pa yndyrë, 1 kafe elbi, 1mollè e gatuar

Paradreke: 1 gotë lëng boronice, 2 feta ananas

Dreka: Oriz me çikore, 150 g merluc me 200 g lulelakër ne avull dhe në fund me vaj, uthull dhe susam, 1 dardhë, 1 fetë bukë e zezë

Vakti vogël: 1gotë lëng boronice dhe 3 galetë të shkurtër integrale

Darka: Spinaq, patate dhe bizele, 150 g ton në piastèr me sallatë, 2 mandarina, 1 fetë bukë e zezë

Përpara se të flesh: Merr gështenjat

* * * * * * * * * *

E SHTUNË

Mëngjesi: 1 kapsul centella asiatica me ujë, 1 tas me qumësht soje me 40g bollgur, 1 tas me fruta te gatuara me kanellë dhe 1 kafe elbi

Paradreke: Një lëng me banane, boronicë dhe qumësht soje

Dreka: 80g makarona misri ose oriz me brokoli,bocconcini me gjel deti dhe sallatë miks me perime krokante, 1 mollë, 1 fetë bukë e zezë

Vakti vogël: Një lëng me mandarina i fruluar me lëng boronice

Darka: Kunguj me selino dhe pras, 100g gjize pa kripe, 200g spinaq ne avull me vaj dhe limon

* * * * * * * * * *

E DIEL

Mëngjesi: 1 fete bukë e zezë me 50 g rikota dhe 2 lugë mjaltë, 1 kafe elbi

Paradite: Lëng qershie dhe 3 bajame

Dreka: Makarona misri ose oriz me kunguj, gjoks pule ne zgarë, sallatë me rukola e pomodorini, 1 fetë bukë e zezë

Pasdite: Lëng domatesh, 1 lugë marmelatë kumbulle pa sheqer

Darka: Perime, lakra te spërkatura me spec djegës

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm