Menu

Hiqni dorë nga cigarja, ose do të hiqni dorë nga seksi

User Rating:  / 0
PoorBest 

Hiqni dorë nga cigarja, ose do të hiqni dorë nga seksiCigarja dhe impotenca mashkullore janë dy gjera të lidhura me njëra-tjetrën. Zgjidhja më e mirë është të ndaloni duhanin nëse doni të keni një jetë seksuale aktive dhe pa probleme.

Për disa meshkuj që vuajnë nga impotenca, një studim i bërë në SHBA ka gjetur lidhje mjaft të forta me cigaren dhe në këto raste këshilla e mjekëve është e prerë, hiqni dorë nga cigarja sesa të hiqni dorë nga seksi.

Sipas studimit të publikuar në revistën “British Journal of Urology International”, nikotina ka aftësi që të “vrasë” ndjesitë dhe qelizat që lidhen me ereksionin. Këto simptoma bëhen edhe më të rënda me kalimin e moshës, pasi vet dëshira vjen në rënie.

Sipas studimit qe evidentohet nga noa.al, edhe burrat që nuk kanë probleme me impotencën edhe pse janë duhan pirës, në momentin që lënë cigaren do të shohin një ndryshim në cilësinë e jetës së tyre seksuale.


Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm