Menu

Sulmi në zemër, rreziku më i madh në mëngjes

User Rating:  / 1
PoorBest 

Sulm në zemërSulmi në zemër është shumë më i rrezikshëm për 20 për qind të njerëzve në orët e mëngjesit se sa në çdo orë tjetër të ditës. Ky fakt publikohet në studimin më të fundit të Qendrës Nacionale për Hulumtime Kardiovaskulare në Madrid, transmeton BW.

Tensioni i gjakut është më i lartë në mëngjes, ndërsa më i ulët natën. Hormonet si kortizoli, i cili rrit nivelin e sheqerit në gjak, po kështu koncentrimin më të madh e ka në orët e hershme të mëngjesit.

Ata që kanë përjetuar infarkte ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe të paradites, kanë pasur dëmtime për pesë herë më të mëdha sesa ata që e kanë përjetuar më vonë, gjatë ditës.

Profesionistët besojnë se kjo është pasojë e ndryshimit të tensionit të gjakut, të nivelit të hormoneve dhe të metabolizmit, që shfaqen në momentin e zgjimit nga gjumi./BS



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm