Menu

7 prilli dita botërore e shëndetit - A do të sjellë diç të re, a do të ketë përmirësime?!

User Rating:  / 0
PoorBest 
Skeleti njeritu - Foto illustruesePacientët në Kosovë, konsumatorët e shërbimeve shëndetsore, spitalore, farmaceutike...edhe këtë “7 Prill - Ditën Botërore të Shëndetit“, po e presin me shpresa të mëdha, shum shpesh të premtuara deri më tani por, për fat të keq, akoma të parealizuara. E pata thënë dhe, me që nuk kam asgjë të re për të konstatuar ose për të thenë, po e përsëris: Me gjithë ca lëvizjeve e tentativave, investimeve e riparimeve, ca zgjërimeve e përmirësimeve të kushteve për punë pacientët në Kosovë, konsumatorët e shërbimeve shëndetsore, spitalore, farmaceutike, taksapaguesit dhe gjeneruesit kryesor të Buxhetit të Kosovës prej nga (mbi)jeton shëndetsia e Kosovës...edhe këtë “7 Prill - Ditën Botërore të Shëndetit“, e presin, “në kushte të padenja, në rrethana nënçmuese, në situatë denigruese, me emocione përplot indinjatë...”...tepër të shkelur, të mashtruar, të ofenduar, të zhvatur, të...diskriminuar me paranë e vet që e ndajnë nga goja?!

Konsumatori taksapagues përbëhet edhe nga 54 % që “jetojnë“ në varfëri, prej të cilëve 18 % në varfëri të skajshme dhe me vështirësi sigurojnë bukën e thatë të gojës. Pacienti – konsumatori përbëhet edhe nga pensionistët të cilët jetojnë nga “pensionet“ deri 80 € (e po këta investuan maksimumin e tyre për Kosovën e sotme), të cilat nuk iu mjaftojnë as për medikamente...(?!). E, po këta kontribuan dhe vazhdojnë të ofrojë kontribut maksimal për Shendetsinë e përçarë nga intereset grupore, të varfëruar nga egoizmi dhe konfliktet e interesit, të sëmurë nga morali dhe etika me (pa) vlera të dyshimta. Po këta kontribuojnë për Shëndetsinë të cilën e kanë rënuar grupet e interesit dhe partitë që e kanë shtrirë për toke interesin, lëmin më madhor të Shtetit – SHËNDETËSINË E KOSOVËS. Nga kjo varfëri e jona pacienti / konsumatori taksapagues është duke ndarë shuma enorme parash, para këto që i tejkalojnë mundësitë tona e që, si kundërshpërblim, nuk marrim asgjë ?!

Lojrat me Ligjet (akoma nuk kemi Ligje të kompletuara dhe ato ne vazhdimësi disavjeçare hartohen pa ne, pa pecientin, pa konsumuesin taksapagues të shërbimeve shëndetsore – pa sukses?!), marifetet me kuadrot, ledhatimet e mantelbardhëve të cilët mbajnë vende pune edhe në institucionet shëndetsore e Shtetit edhe në ato private, kontrabanda e medikamenteve, prishja / shkatrrimi i qëllimshëm i impianteve të shtrenjta – që janë blerë me paranë e pacientëve – konsumatorëve taksapagues vendor dhe nga shtetet mike donatore, nepotizmi, nëpërkëmbja e të drejtave të pacientëve dhe lojrat tepër primitive e denigruese me ta, korrupcioni / ryshfeti / detyrimi i pacientit të paguaj edhe një taksë / tatim shtesë, vjedhja e pacientëve, rastet e pashpjeguara, të pahetuara, të pazbardhura të vdekjes, mungesa e sigurisë dhe keqtrajtimi i pacientëve...bëjnë kupën e stërmbushur të shëndetsisë së sëmurë e cila, si e tillë, nuk është në gjendje ta shërojë pacientin taksapgues të cilin e detyron të paguaj disa herë dhe i kushton shumëfish më shtrenjtë se të shërohet në klinikat private ose jasht shtetit?! Këto veprime e pamje të mjera duken edhe më tragjike nëse na ofrohen nga mantelbardhët për të cilët ne mendojmë se janë një superstrukturë e shoqërisë dhe e Shtetit?! Çfarë kundërshtie e madhe mes emrit të lartësuar dhe veprimeve të ulta, sa shumë është përafruar betimi i Hipokratit me sjelljet e hipokritit. ..sa fort jemi zhgënjyer!

Kjo shëndetsi, e tillë çfarë na ofrohet për paranë tonë të grumbulluar me mund të madh në Arkën e Shtetit, nuk është e aftë të na ofrojë, e lëre më të na siguroje e garantojë, asnjë standard as cilësi e besim, as sasi e mbështetje, as kontinuitet e rahati, as çmime konform standardeve shëndetsore Botërore ose Europiane dhe standardit jetsor mesatar, as...asgjë?! Këta mantelbardhë po tallen me ne, po na shpotisin dhe...po na shajnë paranë e fituar me shumë mund e djersë, të ndarë me mund nga kafshata e gojës, paranë për të cilën ata pandehin se ua sjellin kryeparlamentarët, kryeministrat, ministrat e menaxherët nga trashëgimia e gjyshërve të. tyre?! E shohin Shtetin e paaftë dhe i sulen pas shpine, të përkrahur nga aplikimi i ulët i ligjeve, nga aferat korruptive, nga grupet, nga klanet, nga mafiozët, nga mundësi abuzimesh – nga më të ndryshmet?!.

Të dëshpruar dhe të pakënaqur me punën dhe me pamundësimin që ne si pacientë e konsumues të shërbimeve shëndetsore – spitalore – farmaceutike të vlerësojmë të evaluojmë cilësinë, sasinë, vëllimin, kontinuitetin, çmimin, mirësjelljen ndaj nesh dhe...ndjehemi njësoj si të mos kishim fare as shëndetësi as mjekësi, as mantelbardhë, as... të cilët, e pranojmë se, nuk janë të motivuar as kuadrovikisht, as teknikisht e as materialisht?!

Milionat, donacionet, impiantet e shtrenjta, medikamentet, specializimet…që u dhanë në formë donacionesh, kontribute pacientësh - konsumatorësh taksapagues vendor dhe nga vendet mike, u keqmenaxhuan duke mos i dhënë llogari askush askujt?!

Patëm edhe shumë ditë e data tjera të shënuara, dhe do t i kemi edhe disa, për të gjitha trajtat e shfaqjes së konsumatorit në tregun e produkteve, mallrave e shëbimeve. Sa për SHOW medial dolën dhe do të dalin në skenë po ata të cilët i shkelin të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit, po ata që nuk i përmbushën premtimet e dhëna, të njëjtit të cilët nuk ditën t i përmbushin standardet, “të përbetuarit në rrugën e Integrimeve Europiane“… – duke i dhëne vulë të përbashkët “ sekretit publik“: DISKRIMINIMI I PACIENTIT – KONSUMUES I OFERTËS, I SHËRBIMEVE SHËNDETSORE, SPITALORE E FARMACEUTIKE?!

Patëm edhe MUAJIN dhe DITËN (15.MARSI ) BOTËRORE TË KONSUMATORIT, që ishte Muaji dhe Dita edhe e pacientit – konsumues i shërbimeve, i ofertës shëndetsore, spitalore e farmaceutike për të cilat as Ministria Shëndetsisë, as QKUK, as asnjë institucion shëndetsor, asnjë klinikë, asnjë manetalbardhë që aq shumë para vjelin nga pacienti – konsumues i shërbimeve të tyre nuk e ndërmorën asnjë veprim që do t i respektonte ose denjonte ata, asnjë përkrahje, as…asnjë aktivitet ose veprim të nevojshëm pozitiv të paktën me shoqërinë civile e cila merret me kauzën e konsumutarit – edhe të pacientit konsumues të shërbimeve të tyre?!

Nuk ka simptome se kjo DITË BOTËRORE E SHËNDETIT - 7.PRILLI, do të sjellë ndonjë ndryshim, përmirësim, bonitet...diç më të mirë. Megjithate, për të shprehur të paktën vullnetin e mirë, keqardhjen, pendimin me gjendjen shumë larg stnadardeve dhe për të dërguar mesazh shpresëdhënës ka mjaft kohë; Ka kohë që të paktën Sindikatat e mantelbardhëve të kërkojnë trajtim më të denjë të pacientit, të konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike; Ka kohë që individët të cilët nuk duan të identifikohen me këto (ndoshta) etiketime të nisin proçeset e ndryshimit të trajtimit të pacientit – konsumuesit të shërbimeve të tyre, duke u nisur nga klinikat e QKUK-ës e gjetiu ku pacienti konsiderohet i shtypur dhe pa të drejta, i keqtrajtuar dhe i “padenjë“ për të qenë partner së bashku me paranë e dyfishtë që e ndanë për shëndetësi. Të githë këta, në veçanti Ministria e Shëndetsisë, duhet t i ndërmarrin veprimet e duhura në drejtim të pajtimit me pacientin të cilit i shërbejnë, për të cilin ekzistojnë dhe të cilit i kushtojnë tepër shtrenjtë.

Natyrisht se nuk duhet harruar as amnistuar as Zyret ne Prishtinë të Organizatave, të Institucioneve e të Asociacioneve të shëndetsisë të cilat këto Data të shënuara i “ rrumbullaksojnë “ me mbledhje, takime e solemnitete me institucionet e zyrtarët e shtetit, me meaxhmentet shëndetsore, ose me tryeza e me inaugurime të ndryshme dhe gjithë këtë e bëjnë si show medial para gazetarëve: Target grupi i Organizatave.institucioneve e asociacioneve të Shëndetsisë është pacienti - konsumues i shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike e jo institucionet, qofshin ato shtetërore ose shëndetsore ?!

03.04.2012. Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtine, Kosovë



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm