Menu

Si ta hiqni qafe aromën e hudhrës

User Rating:  / 1
PoorBest 

HudhratPërveç që një numër i madh i ushqimeve mediterane dhe i ushqimeve nga kuzhinat e tjera vështirë që paramendohen pa shijen e pazëvendësueshme të hudhrës, ajo është po ashtu një nga ushqimet më të shëndetshme, të cilën e karakterizojnë veçoritë antibakteriale, antivirusale dhe antioksidative. Por që për shkak të aromës së saj specifike, e cila vjen nga goja, të mos jeni të padëshirueshëm në shoqëri, provoni këto këshilla të dobishme.

Majdanozi

Përtypni majdanozin menjëherë pas konsumimit të shujtës me hudhër sepse ai me ndihmën e klorofilit të fortë dhe freskues do të neutralizojë aromën e padëshiruar. Efekt të ngjashëm ka edhe përtypja e glikanxos, mentës, karafilit dhe kardamonit.

Limonada ose copa e limonit

Me limonadë po ashtu mund të “shkatërroni” kundërmimin e hudhrës. Sigurisht, vetëm nëse bëhet fjalë për limonadën e bërë nga lëngu i vërtetë limonit. Ndërsa, pijet e gazuara nuk do të kenë efekt të tillë. Në restorant, mund të porosisni edhe ujë mineral me copë limoni, nga i cili do ta thithni lëngun.

Çaji i gjelbër

Efekt të jashtëzakonshëm në neutralizimin e erës së hudhrës ka edhe çaji i gjelbër. Ai në mënyrë efikase shpërlan vajin e hudhrës, i cili ruhet në dhëmbë dhe gjuhë dhe është “fajtori” kryesor për kundërmimin e keq. Nëse nuk jeni adhurues i çajit të gjelbër, provoni që problemin ta zgjidhni me ndihmën e disa gllënjkave të çajit të mentës./BS



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm