Menu

Google përkujtoi filozofin e famshëm mysliman Ibn Ruzhdi

User Rating:  / 1
PoorBest 

Google, makina gjigante e kërkimit, përkujtoi 888 vjetorin e filozofit dhe mjekut të famshëm mysliman, Ibn Rushdiun, me një pikturë të projektuar bukur në faqen e saj.

Google, e cila e ndryshon pikturën e saj, për të përkujtuar njerëz të veçantë dhe ngjarje të veçanta, ka dizajnuar bukur portretin e dijetarit mysliman, ku shkronjat latine dhe arabe kanë një pamje të bukur.

"Ne përkujtojmë 888 vjetorin e Ibn Rushdiut me një pikturë sot pasi ai është i njohur për veprat e tij në filozofi, shkencë dhe astronomi , " tha një zëdhënës i Google-s, sipas agjencisë Arabia News.

I njohur në perëndim me emrin e tij të latinizuar Averrehoes, në të vërtetë emri i tij është Abu Al-Valid Muhammed Bin Ahmed Bin Rushdi, ka lindur në vitin 1126 në Andaluzi, në Spanjën e sotme, dhe ka ndrruar jetë në Marrakesh, Marok, në vitin 1198.

Ibn Ruzhdiu ka qenë mjeshtër në Filozofinë e Aristotelit, në Filozofinë Islame, Teologjinë Islame, në Drejtësinë Islame, (Maliki) në logjikë, në muzikë, mjekësi, gjeografi, fizikë, psikologji, matematikë, politikë etj.

Ibn Ruzhdiu ka shkruar mbi 80 libra origjinale, prej tyre 28 libra për filozofi, 20 libra për mjekësi, 8 libra për drejtësi, pesë libra për teologji, katër libra për gjuhësi etj.

Burimi: Morocco World
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm