Menu

PES 2013 me flamurin e Kosovës

User Rating:  / 1
PoorBest 

PES 2013 me flamurin e Kosovës

PES 2013 (Pro Evolution Soccer) në kuader të përfaqsuesve kombëtare, e ka vendosur edhe shtetin e Kosovës.

Në versionet e vjetra, 2011/12, ka figuruar vetëm kombësija shqiptare, ALBANIA, ndërsa në versionin e ri, PES 2013, është vendosur edhe flamuri Kosovar, si shtet dhe nacionalitet i kontinentit të europes.

Fatkeqsisht, kombëtarja shqiptare dhe kombëtarja kosovare nuk kanë të drejtë të kenë përfaqsim si ekip, nuk kanë të drejte të luajnë  në kuadër të garave ndërkombëtare apo lojë miqësore, zbavitëse, “exhibition” , por nese e zgjedh opcionin "Football life, Become a legend" dhe krijon një lojtar të ri, atëherë ke të drejt që nacionalitetin e atij lojtari ta zgjedhesh si Shqipëtar apo Kosovar.

E mira e gjithë kësaj është se,  tani gjithë bota e ka kuptuar realitetin e shtetit të Kosoves, dhe amblema (flamuri) i Republikës së Kosovës është ne mesin e shteteve të tjera europiane. /Gen Kelmendi



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm