Menu

Kosova me 3G prej 1 dhjetorit

User Rating:  / 1
PoorBest 
  • Category: Mobil
  • Hits: 1462

Kosova me 3G

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në një konferencë për media sot ka njoftuar se shërbimet e shumë-pritura të 3G-së do të mund të ofrohen nga operatorët e telefonisë mobile nga data 1 dhjetor 2013.

Kryetari i Bordit të ARKEP, Ekrem Hoxha ka thënë se rregullatori ka mundësuar që në brezin ekzistues frekuencor operatorët mobil, IPKO dhe Vala të zgjedhin nëse duan të ofrojnë gjeneratën e internetit në mobil, 3G ose atë të fundit 4G.

Shuma e kostove të përgjithshme administrative të cilat operatorët e telefonisë mobile në Kosovë duhet t’i paguajnë është 1.6 milionë euro, prej të cilave operatori mobil publik – Vala duhet të paguajë më shumë se 900 mijë euro, ndërsa IPKO-së i janë ngarkuar mbi 600 mijë euro.

Burimet e “Telegrafit” e kanë kuptuar se operatori mobil IPKO do të fillojë me ofrimin e shërbimeve 3G që nga dita e parë e dhënies së licencës, data 1 dhjetor 2013, ndërsa në prononcimet e mëhershme publike edhe zyrtarët e operatorit mobil publik Vala patën thënë se ata do të jenë të gatshëm të fillojnë me ofrimin e shërbimeve 3G.

Shtrirja e rrjetit 3G pritet të bëhet gradualisht, duke u ofruar fillimisht në zonat e mëdha urbane, për tu pasuar më pas edhe me vendbanimet tjera të populluara nëpër Kosovë. /telegrafi/



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm