Menu

Këta janë, sot për sot, smartphone-t më të mirë në botë

User Rating:  / 1
PoorBest 
  • Category: Mobil
  • Hits: 2735

19. BlackBerry Q10
Nëse je ende i dhënë pas idesë së një tastiere fizike në telefonin tënd, atëherë modeli Q10 i Blackberry-së është i pari dhe i vetmi telefon që duhet të blesh.
Pika e dobët: BlackBerry nuk ka një përzgjedhje të mirë aplikacionesh.

18. Amazon Fire phone
Smartphone i parë i Amazone, "Fire phone" shkaktoi shumë zhurmë përpara se të dilte në korrik. Por, më pas pothuajse të gjithë kritikët e "hodhën poshtë". Eshtë një pajisje interesante falë efekteve 3D të ekranit të tij, por nuk ka të njëjtin ekosistem të gjallë aplikacionesh si telefonat iPhone apo Android.

17. Motorola Moto E
Nëse do një telefon funksional që kushton pothuajse zero, Moto E nga Motorola është një zgjedhje shumë e mirë. Ky telefon me sistemin Adnroid nuk ka një ekran super të qartë apo lidhje 4G, por ai kushton shumë pak, pa kontratë mund ta gjesh me 129 USD.

16 LG G Flex
LG nxorri këtë vit në SHBA të parin telefon me ekran të përkulur. G-Flex ka një ekran të madh, 6 inch dhe të përkulur si dhe një mbështetës që mund të ndreqë vetë gërvishtjet e vogla. Fatkeqësisht, LG-së i është dashur të bëjë disa kompromise për të patur këtë lloj ekrani në telefon. Rezolucioni është shumë më i ulët se sa në pajisjet iPhone apo Samsung, kështu që fotografitë, teksti dhe filmimet duken më të dobët në krahasim me ta. Po kështu, pamja e Androidit në LG nuk është shumë miqësore ndaj përdoruesit.

15. HTC One Max
HTC One Max është "phablet"-i i parë i kompanisë. Ai ka një ekran gjigand 5.9 inch dhe një sensor për gjurmën e gishtit që mund të clirojë telefonin dhe të hapë aplikacione. Eshtë një pajisje tërheqëse e prodhuar me metal, por gjithë ai metal e bën telefonin shumë të trashë krahasuar me shumicën e pajisjeve të kësaj përmase. Eshtë phablet-i më i bukur që mund të blesh, por jo më i miri.

14. iPhone 5C
iPhone 5C, i cili doli në të njëjtën kohë me iPhone 5S, është modeli më pak i kushtueshëm i Apple. Ka pothuajse të gjithë specifikat e tjera si iPhone 5 që doli në 2012, por është i mbështjellë me një plastikë me shumëllojshmëri ngjyrash. Mund ta gjesh në ngjyrë blu, të purpurt, të gjelbër, të verdhë dhe të bardhë.

13. HTC One
Kryetelefoni i HTC i vitit që kaloi, HTC One, mbahet ende shumë mirë sot. Ai është një prej smartphone-ve më të bukur që është prodhuar ndonjëherë. Ka gjithashtu një kamerë shumë të mirë si dhe një ekran të madh 4.7 inch. Tani që ka dalë telefoni i ri One, ai origjinali mund të gjendet më lirë.

12. Nokia Lumia Icon
Nëse dëshiron të kesh një Windows Phone, Nokia Lumia është pak a shumë i vetmi opsion. Nuk është pajisja më tërheqëse, por është e mirëndërtuar dhe ka një kamera të mrekullueshme.

11. Nokia Lumia 1020
Shumica e konsiderojnë Nokia Lumia 1020 si telefonin më të mirë me sistem operimi Windows që mund të blesh. Ka një prej kamerave më të mira që mund të gjesh në smartphone, gjë që është shumë e mirë nëse nuk e ke problem fryrjen e madhe në pjesën e pasme. Përvec kësaj, është pak a shumë si cdo pajisje tjetër me windows.

10. Nokia Lumia 1520
Lumia 1520 është i pari Phablet me Windows Phone që është prodhuar ndonjëherë. Ka një ekran të madh 6 inch, gjë që të krijon më shumë hapësirë për aplikacione në ekran.

9. Samsung Galaxy Note 3
Samsungu e bëri popullor kategorinë e phablet-ëve me Galaxy Note, më shumë se dy vjet më parë. Tani jemi në brezin e tretë me Galaxy Note 3. Ai ka ekranin më të madh, 5.7 inch ndërkohë që trupi i tij është në fakt më i hollë dhe më i lehtë se sa modeli i parafundit. Vjen gjithashtu me një lapës të vecantë të quajtur S Pen për të vizatuar apo mbajtur shënime.
Paralajmërim: Brenda shtatorit Samsungu do të nxjerrë Galaxy Note-n e ri kështu që, ndoshta dëshironi të prisni.

8. LG G3
Telefoni më i ri i LG, G3, ka një prej ekraneve më të qartë që është vendosur ndonjëherë në një telefon. Eshtë gjithashtu i madh falë ekranit 5.5 inch. Kjo e bën më shumë si phablet se sa si smartphone. Eshtë një telefon i mirë me Android, por LG vendosi butonat e ndezjes dhe volumit në pjesën e pasme të telefonit, gjë që është e sikletshme.

7. Motorola Moto X
Moto X është një prej telefonave më të mirë Android. Motorola i shtoi disa karakteristika të tjera Androidit, si aftësia për të kontrolluar notifikimet me lehtësi nga ekrani kryesor si dhe hapur aplikacionin e kamerës duke rrotulluar telefonin.

6. Google Nexus 5
Telefoni më i mirë aktualisht i Google është Nexus 5, që është bërë në partneritet me LG. Ashtu si të gjithë pajisjet e tjera Google, Nexus 5 ka një version të pastër të Android, gjë që do të thotë se nuk ka modifikime të programit. Ai i merr gjithashtu përditësimet shumë më shpejtë se sa telefonat e tjerë Android. Por ndoshta pjesa më e mirë është vlera. Nexus 5 e gjen me pothuajse gjysmën e cmimit të smartphoneve të tjerë të klasit të lartë. Por... kamera nuk është dhe aq e mirë.

5. Samsung Galaxy S5
Telefoni më i fundit i Samsungut, Galaxy S5, është një përmirësim i mirë i telefonit të vitit që kaloi. Në vend ta rëndonte telefonin me tipare të rinj e të panevojshëm, Samsungu u fokusua në përmirësimin e gjërave që u interesojnë më shumë njerëzve. Galaxy S5 ka ekranin më të mirë (5.1 inch) që është prodhuar ndonjëherë për një smartphone. Edhe kamera është shumë e mirë. Por nëse nuk të pëlqejnë telefonat me plastikë, ndoshta duhet të shohësh dicka tjetër.

4. OnePlus One
Po sikur të kesh një telefon me një ekran të madh 5.5 inch, program shumë të mirë, dhe specifika që i kanë zili konkurentët? Këtë bëri kompania e sapokrijuar kineze OnePlus me telefonin e saj të ri, One. OnePlus One kushton vetëm 300 USD, që është shumë më lirë se sa të tjerët, si iPhone 5S dhe Galaxy S5. Ana negative? Furnizimi është shumë i kufizuar dhe të duhet një ftesë nga një tjetër përdorues i OnePlus One që të blesh telefonin.

3. HTC One (M8)
Telefoni më i ri i HTC, HTC One (M8) është telefoni më i mirë Android që mund të blesh. Ashtu si origjinali, HTC One i ri që quhet edhe M8, ka një pamje të mrekullueshme dhe ndërtim metalik të cilësisë së lartë. Ka gjithashtu një kamera ekstra në pjesën e pasme që shërben si sensor thellësie me qëllim që të përpunosh fotot më vonë dhe të ndryshosh fokusin.

2. HTC One (M8) Google Edition
HTC bëri partneritet me Google për të krijuar një version të HTC One (M8) që ka një version të pastër të Androidit. Po kështu përditësimet i merr direkt nga Google. Nëse do një telefon shumë të mirë me një eksperiencë të jashtëzakonshme Androidi, kjo është pajisje që duhet të blesh.

1.iPhone 5S
Për shumicën e njerëzve, iPhone 5S është telefoni më i mirë në treg. Ka ekuilibrin e përsosur të një forme të shkëlqyer, tiparesh të dobishëm, si dhe përzgjedhje aplikacionesh. iPhone 5S është pothuajse identik në formë me iPhone 5 e vitit që kaloi, por ka një kamera më të mirë, dhe një sensor për gjurmën e gishtit për ta hapur telefonin pa fjalëkalim.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm