Menu

Automjetet me hidrogjen, më 2017

User Rating:  / 1
PoorBest 

Katër gjigantët e prodhimit të automjeteve, Mercedes, Renault, Ford dhe Nissan, vendosën të punojnë së bashku për automjetet e së ardhmes me hidrogjen Projektet dhe studimet për të krijuar një automjet që të funksionojë me hidrogjen, duke i shkaktuar zero ndotje ambientit, por edhe për të shmangur varësinë nga nafta, kanë nxitur shumë kompani të prodhimit të automjeteve të ngrenë grupe pune në këtë fushë.

Prej vitesh janë kryer qindra testime. Hapa përpara ka pasur, por asnjë testim nuk ka qenë bindës për t’u përcaktuar si mjeti lëvizës i së ardhmes. Kostoja e këtyre studimeve u ka marrë çdo vit miliona dollarë kompanive të prodhimit të automjeteve.

Këto shuma janë domethënëse, sidomos në këtë periudhë krize, kur kërkesa e tregut është tronditur. Për të përballuar koston e këtyre eksperimenteve, katër gjigantët e prodhimit të automjeteve, Mercedes, Renault, Ford dhe Nissan, vendosën të punojnë së bashku.

Çfarë do të thotë kjo? Financimi do të ndahet në katër pjesë të barabarta me objektivin që të arrihet një produkt me çmime të përballueshme nga qytetarët brenda vitit 2017.

Me t’u arritur objektivi, që të katër kompanitë kanë të drejtën e shfrytëzimit të tij, ndërsa është rënë dakord që çmimi, me të cilin do të hidhet në treg automjeti me hidrogjen, të mos jetë më i madh se çmimi i modeleve hibride që shiten aktualisht.

Marrëveshja e këtij lloji mes kompanive që konkurrojnë ashpër njëra-tjetrën në tregun global është më e madhja, por jo e para.

Vetëm pak ditë më parë, një marrëveshje të njëjtë me objektiv për gjetjen e një formule të përdorimit të hidrogjenit në prodhimin e energjisë për të lëvizur automjetet u nënshkrua mes BMW-së dhe Toyota-s./Albinfo



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm