Menu

Ja dhe treni absolutisht më i shpejtë në botë (VIDEO)

User Rating:  / 1
PoorBest 

Treni i shpejtë - Japoni

Japonezët me projektin e tyre “JR-Maglev” kanë arritur në vitin 2003 të testojnë në Yamanashi një prototip me shpejtësinë më të lartë të matur ndonjëherë të një treni hekurudhash deri në 581 kilometra në orë. Ndërsa sa u përket trenave klasikë rekordin e mban TGV-ja franceze.

Me një kombinim special të trenave, francezët arritën më 2007 në linjën ndërmjet Parisit dhe Strasburgut të kalojnë rekordin e shpejtësisë prej 574 kilometrash në orë.

Treni kinez,”High Speed Train CRH380A“, megjithatë, është treni standard më i shpejtë në botë. Ndryshe nga TGV, ai kishte thyer rekord me një shpejtësi prej 486 kilometrash në orë, që nuk mund më të modifikohet.

Kohët e fundit, italianët po provojnë që në hekurudhat e tyre ta vejnë në qarkullim një tren me emrin “Frecciarossa 1000″ – shigjeta e kuqe – i cili është planifikuar të lëvizë me shpejtësi deri në 400 kilometra në orë.

Bëhet fjalë për serinë më të shpejtë të trenave të prodhuar në Evropë. Dhe nga viti i ardhshëm treni në fjalë mund të nisë sherbimin ndaj udhëtarëve të parë, thekson “NOA”.

* * * * *



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm