Menu

Pajisjet më “seksi” të të gjitha kohëve

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto IllustrueseTë gjithë i duam pajisjet të cilat duken bukur. Të holla, të lehta apo inovative, këto janë ato që i kërkojnë të gjithë.

Në raste të caktuara paraqitet edhe fjala “seksi”, dhe kjo po përdoret me të madhe në kohën tonë. Në vazhdim do të paraqesim disa pajisje, por keni parasysh se këto nuk janë më të mirat, por janë më të bukura nga të tjerat. Natyrisht që nuk do t’i përfshijmë të gjithë që gjenden në treg, pasi ato janë të shumta, por ne i përzgjodhëm ato që janë shitur dhe kërkuar me të madhe.

- Atari 2600: Ndoshta sot duket i vjetër, por Atari 2600 në kohën e tij ka qenë pajisje shumë atraktive për luajtjen e lojërave. Dizajni i Atari 2600 ishte shumë i thjeshtë dhe në të gjendeshin pjesë nga druri të cilët ia shtonin bukurinë kësaj pajisje.

- CD-ja: Disku kompakt, apo siç e quajmë më së shpeshti shkurt CD (Compact disk) është zhvilluar në fundvitet 1970, dhe në fillim është shfrytëzuar për vendosjen e muzikës. Më vonë ky është zhvilluar që të mund të gostisë brenda vetes edhe të dhëna nga kompjuteri, dhe kështu sot është pjesë standarde e kompjuterit. Sot mbijetesa e CD-së është e rrezikuar, megjithatë paramendoni si e kanë pritur njerëzit kur kishte dalë në treg. I hollë, i lehtë, disku i shkëlqyeshëm i cili brenda vetes mund të ruante shumë më shumë muzikë sesa pllaka e zakonshme apo në kaseta.

- Gjenerata e dytë e kompjuterëve MacBook Air: I bukur, i hollë i paketuar në mënyrë kompakte në shtëpizën e bukur nga alumini. Çka të themi më shumë? Gjenerata e dytë e kompjuterëve MacBook Air është padyshim kompjuteri “më seksi” i cili është paraqitur deri më tani në treg.

- Motorola RAZR: Motorola RAZR është një celular i cili ishte shumë më i avancuar se të gjithë telefonat në kohën e tij. Para se iPhone i “Apple-s” “të shkatërronte” tërë industrinë e celularëve, dizajni i RAZR-it, madhësia dhe tastierë futristike kanë bërë që këtë telefon celular doemos duhet ta kishit.

- Bang&Olufsen BeoSound 8: Ende nuk është e qartë se si “B&O” ka arritur t’i vendos zmadhueset aq të shkëlqyeshme në këtë dizajn minimal. Këto zmadhuese mund të montohen në mur apo të zhvendosen ku të doni sipas nevojës. Për më shumë, janë kompatibile edhe me iPad.

- Dyson Air Multiplier: Sa seksi është ventilatori pa krahë (flatra)? Lirisht mund të themi shumë seksi. Kompania “Dyson” këtë linjë të ventilatorëve e startoi në vitin 2009. Pa konkurrencë janë edhe sot e kësaj dite.

- PlayStation 3: Çka mund të themi për PlayStation 3 përveç që duken shumë të bukur po aq sa edhe funksional. Ka qenë ky kombinimi fitues për kompaninë “Sony”.

- Celulari Prada LG: Celularin Prada e ka krijuar kompania “LG”. Ka qenë ky një telefon shumë i bukur sikurse edhe i ka hije kësaj shtëpie të modës. Prada Phone LG ka fituar disa çmime në vitin 2007 dhe 2008 për dizajnin inovativ. Celulari Prada është lansuar para iPhone-t, kështu që shumica kanë menduar se “Apple” e ka kopjuar këtë.

- iPhone i parë: Edhe pse iPhone 5 ndoshta është telefoni i mençur “më seksi” të cilin mund ta gjeni në këtë moment, iPhone i parë i paraqitur në treg në vitin 2007, e hapi rrugën për mënyrën e re të dizajnimit të celularit dhe njëherësh “e dërrmoi” industrinë e tërësishme të celularëve. Pa dyshim që ky telefon e meriton një vend të rëndësishëm në histori.

- Dëgjueset VIZIO Bluetooth Stereo: Të thjeshta. Të lehta. Elegante. Dëgjueset e kompanisë “VIZIO” janë njëra nga dizajnet më të mira që kemi mundur t’i shohim deri më tani.

- iPad 2: iPad 2 ka qenë tabloja i cili e ka ndryshuar tërë botën. Pas tij, asgjë mund nuk ishte si më parë. iPad i parë ka pasur disa lëshime të cilët janë larguar me rastin e lansimit të versionit të dytë, dhe ky njëherësh solli funksione të reja, ekran më të mirë, dy kamera dhe shumë elemente tjera të reja.

- Porsche Blackberry: Edhe pse “RIM”, kompania e cila e prodhon BlackBerry-n është shumë larg nga fama e dikurshme, dizajni i këtij telefoni për të cilin është meritor ekipi nga “Porsche Design” është një gjë e cila do të mbetet përgjithmonë. Këtë model mund ta gjeni edhe në vendin tonë. Është një model luksoz dhe i shtrenjtë ashtu “si i ka hije” një prodhimi nga “Porsche”.

- Leica D-Lux 5 Titanium: D-Lux 5 Titan shumicës i ka pëlqyer për shkak të shtëpizës së bukur të bërë nga titani. Ky fotoaparat duket po aq bukur sikurse edhe fotografitë që i realizon.

- Samsung Galaxy S III: Samsung Galaxy S III e ka ekranin e shkëlqyeshëm, të madh i cili shfaq spektrin e jashtëzakonshëm të ngjyrave dhe e tëra kjo është “paketuar” në kornizën e hollë që është vetëm 8.6 mm. Në këtë pajisje nuk kemi kënde të mprehta, kështu që përdorimi i tij është shumë atraktiv. Ky telefon elegant dhe inovativ e ka “inteligjencën” e avancuar në mënyrë që jetën e përditshme ta bëjë sa më të thjeshtë./Zëri



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm