Menu

Audi R8, më i fuqishëm dhe më agresiv

User Rating:  / 1
PoorBest 

Audi R8Gjenerata e re e modelit Audi R8 do të duhej të paraqitej në vitin 2015, ndërsa burime të caktuara pohojnë që ai do t’i ketë proporcionet e njëjta sikurse edhe versioni aktual, por atë do ta zbukurojë shtesë dizajni aerodinamik, me maskën e parme më të theksuar e cila është e rrethuar me LED drita, tuba më agresiv për hedhjen jashtë të gazrave dhe difuserin e dyfishtë të inspiruar nga Le Mans.

Kabina e udhëtarëve do të jetë e pajisur me teknologjinë kulmore, si pllaka digjitale e instrumenteve, retrovizorët digjital dhe MMI sistemin e avancuar multimedial. Motorika do të merret nga gjenerata aktuale me disa ndryshime të vogla në mënyrë që forca e tyre të rritet për rreth 25 kuaj fuqi.

Blerësit do ta kenë kështu në dispozicion motorin 4.2-litra V8 që zhvillon 450 KF dhe atë 5.2-litra V10 me 570 KF. Motorët do të pajisen me teknologjinë “start/stop” dhe sistemin për deaktivizimin e cilindrave me çka do të mund të zvogëlohet harxhimi i karburanteve për 10 për qind.

Në mënyrë që të përmirësohen performancat, do të shfrytëzohen komponentë që përbëhen nga materiale si plastika e forcuar me fibra të karbonit, dhe me siguri që këtu do të gjenden edhe frenat nga qeramika dhe rrotat nga titani, dhe e tëra kjo do të duhet të kontribuonte në peshën e zvogëluar në 1.500 kilogramë.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm