Menu

Përdorimi i kodeve SWIFT nis nga e hëna

User Rating:  / 1
PoorBest 

Më 9 dhjetor do të fillojë zyrtarisht lidhja në SWIFT dhe përdorimi i kodit SWIFT të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. SWIFT kodi i BQK-së është CBRKXKPR. Më 9 dhjetor do të fillojë përdorimi i kodeve të reja SWIFT edhe të bankave të Kosovës që tashmë janë të lidhura drejtpërdrejt në SWIFT (ProCredit Bank – MBKOXKPR, Raiffeisen Bank – RBKOXKPR, TEB – TEBKXKPR, NLB Prishtina – NLPRXKPR, dhe Turkiye IS Bankasi Kosova – ISBKXKPR). Këto SWIFT kode i identifikojnë institucionet përkatëse si institucione të Republikës së Kosovës. Njoftimet përkatëse mund t’i gjeni në faqet e internetit të këtyre bankave, kurse sipas nevojës mund t’i kontaktoni drejtpërdrejt.

Nga 9 dhjetori vetëm kodet SWIFT të cekura mund të përdoren për identifikim të institucioneve përkatëse në sistemin e SWIFT-it. Andaj, është me rëndësi që palët jashtë Kosovës që bëjnë urdhërpagesa drejt llogarive të hapura në këto institucione, të jenë në dijeni të këtyre kodeve SWIFT. Për një informim të këtillë pos BQK-së dhe bankave të përmendura, është angazhuar edhe vetë SWIFT-i.

Deri në fillim të vitit të ardhshëm është paraparë lidhja në SWIFT edhe e bankave tjera komerciale të Kosovës që nuk kanë qenë të lidhura në SWIFT deri më tani.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm