Menu

Prezantohet Mercedes-Benz C Class

User Rating:  / 1
PoorBest 

C - Klasa e re - Mercedes Benz

Para pak kohësh, “Mercedes-Benz”, publikoi fotot e para zyrtare të modelit të ri, C Class. Krahasuar me gjeneratën e vjetër, është  zgjatur për 95 mm dhe zgjeruar për 40 mm.

Kjo ka përmirësuar ndjeshëm rehatinë, e cila disi mungonte në gjeneratat e mëparshme. Bagazhi prej 480 litrash, mund të vlerësohet me notë solide. I ndërtuar sipas platformës MRA, modeli i ri Mercedes-Benz C Class, është më i lehtë për 100 kg.

Me peshën e përgjithshme të zvogëluar, vjen shasia me një ngurtësi më të fortë e cila ndikon në përsosmërinë e ngasjes. Në fillim të shitjes, ofrohet gama e plotë e motorit dhe marshit.

Më vonë, përveç motorëve më të fuqishëm, do të ofrohet edhe motori 4MATIC. Në tregun gjerman, modeli bazë do të jenë në dispozicion në këmbim të 33.550 eurove, që në krahasim me teknologjinë e ndërtuar, mund të konsiderohet si një çmim i favorshëm.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm