Menu

Kush është Vera Kurti? - INTERVIST - Sokol Demaku

  • Written by Moderator

Bisedë më Vera Kurti mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autist në SHBA

GJITHËCKA ME KOHËN MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHA

Sokol DemakuMë vjen në mendje një thenie mbase e sajuar pikerisht nga emigrantët në USA.

”Në Amerike ka punë dhe gjum. Në Europë punë dhe qejf dhe ne Shqiperi qejf o qejf”. Nuk di sa qëndrojnë këto thënie por deri pak kohësh kështu thuhej këtu te ne dhe unë që di jetën e këtushme po dhe të europianve pajtohem plotesisht më thënien.

Dy janë arësyet që unë sot jam në SHBA:

Arësyet ekonomike(humbja e shtëpisë) dhe e dyta ëndërra për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi.

… ndonjëherë them më mirë të mos kisha ardhur këtu pasi nuk do dija dhe nuk do i shihja këto mrekullira (jo materiale) vlerat njerëzore ato janë ato që më mrekullojnë dhe që do doja ti shikoja te bashkatdhetarët e mi.

“Më dukej vetja si një e varrosur ë e gjallë dhe që kërkon ndihmë për të dal që andej por askush nuk e ndihmon”.

Kush është Vera Kurti?

Vera KurtiJam lindur e rritur në Burrel. Kam dhe fëmijë Raeltin 31 vjec dhe Orgesin 27 vjec. Ne vitin 74 mbarova shkollën Pedagogjike 17 Nëntori Tiranë dhe po në atë vit fillova punën si mësuese e ciklit të ulët, profesion të cilin jo vetëm nuk e ëndërrova por e dashurova shumë dhe kam plot 36 vjet pune në këtë profesion.

Keni krye shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë, pastaj keni studjue në Institutin e lart pedagogjik të Shkodres në degën “Cikel I Ulte” cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

Për arësye ekonomike edhe pse mbarove më mesatare mjaft të lartë, prindërit e mi nuk mundën të më dërgonin në shkollë të lartë, shkollë të cilën i kisha patur ëndërr që në fëmijëri. Megjithate e motivuar dhe shumë e eturë për arsimin e Lartë e bëra te mundur në 1984-87 duke mbaruar Instutin e Lartë pedagogjik Shkodër më korrespondencë. Fakti qe isha e martuar dhe fëmijët i kisha fare të vegjël në atë kohë nuk munda të shkoja ditën. Për të qenë e sinqertë, përvec nxitimeve për të dhënë sa më shumë lendë në sesion, më qëllimin për ta mbaruar sa më shpejt, pak kujtime kam nga shkolla e lartë.

Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese e ciklit të ulët në një nga shkollat me më zë në Tiranë, shkolla “Kosova” cka mund te na thoni per këtë kohë?

Ne 1997 pasi humbëm gjithcka (shtëpinë ne firmat piramidale)u vendosëm në Tiranë ku qem vërtetë në një gjendje gati të mjerueshme, pa shtëpi dhe natyrisht pa punë. Pasi punova një vit si mësuese në dispozicion nëpër shkolla të ndryshme të Tiranes, fal experiencës sime të mirë dhe rekomandimeve pozitive të përsonelit drejtues të shkollave ku punova, u bë e mundur të realizohej një tjeter ëndërr imja ajo e Shkollës Kosova, një nga shkollat më të mira në Tiranë dhe ajo qe ia shtonte vlerat asaj shkolle ishte pikërishht shkolla ku kisha bërë paraktikën mësimore kur isha nxënëse ne shkollën Pedagogjike Tiranë. Një experiencë ku unë e ndjeva vetën jo vetëm mësuese. E ndodhur midis prindërish me nivel të lart arsimor, të mësuesve me mjaft experiencë dhe natyrisht përkushtimit maksimal tim për të arritur rezultate te shkelqyera me fëmijët e tyre më bënë të vleresohesha prej tyre por dhe të kuptoja vlerat e mia si mësuese dhe si njeri më botë mjaft te pasur shpirtrore.

Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu në SHBA?

Dy janë arësyet që unë sot jam në SHBA:

  • Arësyet ekonomike( humbja e shtëpisë) dhe e dyta
  • Ëndërra për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi.

Nuk qe i leht hapi që duhej të merrja. Mosha dhe sidomos gjuha qen dy pengesa të cilat jo vetëm i mendoja. Sidoqoftë, kushtet në të cilatë isha me detyronin të mposhtja cdo lloj veshtirësie pse jo dhe dhimbjeje, jo vetem për të provuar shansin dhe fatin që më ishte dhënë por dhe për të mbijetuar.

Ka kohë që jetoni në SHBA, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni?

Më 27 Gusht te vitit 2002, bashk më bashkeshrtin dhe djalin vogel Orgesin qe dita që ne shkelëm tokën Amerikane, tokën e premtuar, ëndërren e shumë e shumë shqiptarve por dhe të shumë njerzve në mbarë botën.

Jeta ime në SHBA, e cila nuk është as më shume as më pak se 1/7 e viteve të jetës time, për nga puna dhe studimi janë të barabarta me gjithë jetën time e ndoshta dhe më shumë se gjithë jeta ime.

Më një perkushtim dhe zell që vazhdimisht më kishte karakterizuar, jo vetëm që kapërceva vështiresiteë që nje emigrante e moshes 50vjecare mund teë përballoj por, arrita të ingranohem shumë shpejt madje vetëm në 4 vite.

Si e kalon një ditë Vera në mergim?

Më vjen në mendje një thenie mbase e sajuar pikerisht nga emigrantët në USA.

” Në Amerike ka punë dhe gjum. Në Europë punë dhe qejf dhe ne Shqiperi qejf o qejf”. Nuk di sa qëndrojnë këto thënie por deri pak kohësh kështu thuhej këtu te ne dhe unë që di jetën e këtushme po dhe të europianve pajtohem plotesisht më thënien.

Një ditë në mergim për mua. E mbushur më një orar veprimesh mjaft të ngjeshura, të menduar, dhe jo vetëm të menduar por, të mirë studiuar e detajuar jo një natë por edhe jave apo muaj para.

Vera KurtiÇfarë janë kushtet për të jetuar e punuar këtu, mund të na bëni një krahasim më ato në vendlinje?

Krahasuar me vendin tim, kushtet e punës natyrisht janë më të mira në disa pika dhe më të renda ne disa të tjera. Janë të padiskutueshme kushtet si transporti me orare fikse dhe me sistem ftohje apo ngrohje të mrekullueshem. E kuptohet në atdheun tonë keto kushte akoma nuk egzistojnë. Ana negative është se këtu, ne SHBA mund të humbasësh më shumë kohë për të shkuar në punë pasi punët nuk janë afër, ndërkohë që në vendlindje e shumta mund të jetë 20-30 minuta ose e shumta dhe 1 orë.

Ju keni punu si mesuese e ciklit të ulët në një nga shkollat më të mira private, shkolla Anglo-Shqiptare “Fenix” fale aftesive tuaja pedagogjike dhe te zotrimit të gjuhës angleze cka mund te na thoni per kushtet e kuteshme te punes?

Puna në shkollën ”Fenix” qe një experiencë e mirë që pervec të tjerava më ndihmoi për të avancuar më anglishtën e që natyrisht më mori vlera më ardhjen time në USA. Natyrisht të punuarit më të huaj nuk është gjithmone e lehtë e sidomos kur punon për herë të parë, megjithate, unë pata marrëdhenie të shkelqyera si më drejtueset ashtu dhe më prindërit e fëmijëve, e as që bëhet fjalë me kolektivin. Do vecoja takimet e fundit që unë pata më te dy drejtueset para se te nisëm ne Usa. Ata pervec një panorame te asaj më cfarë une do përballesha ne USA, (nuk ma sygjeruan nisjen), më thane qe nese nuk e gjen veteën e deshiron te kthehesh perseri neë Shqipëri, vendin e punës e ke te hapur në cdo moment. Kjo gjë nuk qe pak per mua aq më tepër që frika e perballjes më shumë veshtiresi në USA ma kushtëzonte ketë deri në një farë mase. Natyrisht që ruaj kantakte më ta dhe sa herë që shkoj në Shqipëri marr takime më ta.

Punoni edhe si mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autistik në shkolla te mesme, cka mund te na thoni per këtë?

Pikërisht, kjo është ajo cfarë sot për sot më zë gjithë hapsirën trunore dhe në një farë mënyre le në hije Verën që ka shumë dëshira dhe hobi të tjera përvec punës më nxënës më nevoja speciale të cilën do ta rendis gjithmonë të parën.

Pak histori që ka të bëjë se si u gjenda unë në këtë fushë, kur për gati 30 vjet kisha punuar si mësuese e “general education” dhe as qe kisha dëgjuar emrin e “special education”.

Pasi mbarova masters program in science më specializim në të dy fushat; general education & special education per klasat 1-6 aplikova on line për të gjetur një punë në shkollë pasi deri atëhere isha në kopsht me parashkollorët. Vetëm pak javë pasi aplikova marr një telefonatë nënjë nga shkollat që kisha aplikur dhe më thonë që ne datën aq e kaq do te vish për të bere intervistën e parë. Atë ditë që vajta pas takimit me “principal & assitent principal” pata mundësinë të shoh për herë të parë jo vetëm një shkollë por dhe nxënësit me Autism. Pas tre ditësh më marrin në tel dhe më thonë që isha pranuar si mësuese dhe në daten aq e kaq do të vini për intervistën e dytë dhe do te sillni gjithë documentacionin e nevojshem. E keështu une pas nje trainimi prej 12 ditësh fillova punën si mësuese e klases 308 ku kisha 12 nxënës te moshe 14-16 vjec dhe kisha gjithashtu dy assistente mësuese. Mbaj mend qe momentin e parë, orën e parë, ditën e parë pse jo dhe javën e parë isha mjaft e emocionuar madje mendoja se kurrë nuk do te mund ta bëja këtë lloj pune. Një nga asistentet e mia qe mjaft e zonja dhe kishte shumë experience në punë më fëmijët me Autism, ndaj dhe Drejtori më la që të vëzhgoja një javë e pastaj fillova pun¨wn , punë mjaft e veshtirë dhe me shumë probleme të reja për mua. Vështiresi të tjera qen komputeri, dokumentacioni i nxënësve, gjuha deri diku edhe pse kisha mbaruar masteres degre gjuha e folur dhe sidomos terminologjia e degës speciale e vështiresonin atë shumë.

Keni mbaru Masters Degree, 1-6, dhe keni dy specialitete njëherësh, edukim i përgjthshëm dhe special, cfarë thot kjo për ju?

Më duket se e egzaurova këtë pyetje më sipër, megjithatë, do doja të thoja se në të gjithë USA e sidomos NY, po bëhet gati e ligjeruar marrja e diplomës në te dy fushat i pergjithshem dhe special, per vetë arësyen se është e pamundur që në klasë të mos ketë nxënës më aftësi te kufizuara e si rrjedhoje mesuesja duhet te jete e specilizuar per te punuar me të dy nivelet e nxënësve.

Inetersat e juaja janë të gjëra e të gjithanëshme në studimet individuale te temave për Autism. Aktualisht për tu ardhë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara të vendlindjës jeni duke përkthye mjaft materiale në shqip dhe do nxirrni nga botimi një libër ku vec pervojës dhe experiencës suaj si mësuese e fëmijeve me Autism, do botoni edhe mjaft materiale të tjera shkencore rreth Autismit. Cka mund të na thoni për këtë si qendorn puna ne vendlindje me fëmijet me Autism?

Do doja të flisja shumë për këtë problem. Lidhjet e vazhdueshme me vendin, njerëzit dhe bashkatdhetarët, komunikimi dhe sidomos lidhja me anë të Internetit me student e miq të mi kudo nëpër botë më bëri që të bëhem e njohur jo më si ish mësuesja e dhjetra brezave që sudiojojnë e punojnë në mbarë botën, por edhe afirmimin tim me specilizimin në fushën e dukimit special sidomos në fushën e Autism. Dy janë faktorët qe më bënë dhe me bëjnë të jem e perkushtuar për fëmijët me aftësi të kufizuara të vendit tim:

Mrekullit që bënë shteti American për këta fëmijë dhe Mungesa e pothuaj cdo gjëje për fëmijët e vendit tim.

Qe të dyja plotësojnë ose janë të ndersjellta me njëra tjetrën. Përkushtimi ndaj fëmijëve me Autism, sidomos fëmijëve të vendit tim është dicka që buron nga shpirti im, është dicka e brendshme që nuk ka të bëjë aspak me ndonjë qëllim përfitimi apo të gjetjës se një pune në Shqipëri. Përsa i takon kërkimeve dhe përkthimve që unë kam bërë dhe vazhdoj të bejë kanë te bëjnë me motivin tim të brendshëm e sidomos me nevojat e fëmijëve në mbare Shqipërine e Kosovë. Kontaktet e vazhdueshme që kam me prindër, mjek, educator e profesor nga gjithë vendi ka qenë burimi im i drejtperdrejtë për tu njhour më gjendjen e atjeshme, një gjendje gati e mjerueshme (me falni për termin) në të cilën ndodhën këto fëmijë dhe jo vetëm femijë më Autism. Në dy vitet e fundit në pushimet e mia apo dhe rastet emergjente që më kanë ndodhur në Shqipëri jam takuar dhe kam evaluar mjaft fëmijë te të njohurve të mi por jo vetëm te të njohurve.

Botimi I librit tim të parë me titull “Autism”, shperndarja e tij në gjithë Shqipërinë si dhe dy intervistat që pata ketë verë në Klan TV Tiranë, dhe RTK Kosovë, kanë bërë që unë të jem mjaft e kërkuar nga prindër të fëmijëve me Autism apo dhe te tjera paaftesi mendore apo fizike.

Cfar është malli për të afërmit, si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?

Po përdor vetëm një shprehje timen të përdorur sapo kisha ardhur në USA por që tingellon actuale e dhe tani pas 8 vitesh: “Më dukej vetja si një e varrosur ë e gjallë dhe që kërkon ndihmë për të dal që andej por askush nuk e ndihmon”. Besoj se nuk ka nevojë për komente të mëtejshme. A ndjehem përseri ashtu si dikur??

Po!

E them me plot gojën që malli për vendin dhe njerezit e mi po më mbyt nga pak!

Si e ndjej vetën në mes te të huajve?

Mjaft mirë, madje më mirë se mjaft mirë. Duket sikur bie ndesh më ate që thashe më lart, për mallin për vendin tim dhe ashtu duket vërtetë. Por dhe kjo që thash tani është më se e vërtetë. Fal aftësive të mia profesionale por dhe kulturës time jo vetëm të re por dhe të trashëguar e të mbrujutur nga prindërit e mi, ndjehem mjaft e respektuar madje “e përkedhelur” do thoja. Si mësuese dhe specialiste, ndjehem e vlerësuar dhe mjaft e kërkuar jo vetëm nga prindërit por edhe nga punëdhenësit e mi të Departamentit të Edukimit te cilët vazhdimisht më kërkojne për të më besuar terapi për fëmijë.

Sa ka arritur Vera të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Shoqëria e këtushme ka tjetër koncept e si rrejdhojë edhe shokët e shoqet janë të tillë që ndjehesh vërtetë mirë. Kudo ku kam punuar si mësuese apo dhe si studente jam ndjerë sikur jam lindur e rritur këtu. Përvec vleresimeve për aftësitë e mia profesionale ato kanë vleresuar te unë ciltërsine dhe sinqeritetin, cilësi të cilat mendoj se janë determinuese në një marrëdhenie shoqërore. Kjo qe një nga satisfaksionet më të ndjera e me të përjetuara. Satisfaksion kam marrë gjithnjë në 35 vitet e mësimdhenies time por ky që merr nga prindërit e fëmijëve me Autism është krejt ndryshe.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu në vend të huaj?

Pak si e vështirë kjo pyetje ndoshat për tu kuptuar.

Nuk di nëse e keni fjalën per aktivitet për kohën e lirë e nese po këto janë shumë të pakta dhe madje të rralla për arësye studimi e punësimi. Ardhja në USA në moshë të madhe dhe jo vetëm dëshira për të kapur kohën e humbur egzauron shumë gjëra. Madje kjo gjë vihet re edhe te qytetarët americane të cilit janë lindur e rritur këtu me 2-3 gjenereata, të cilët vec punës e ndonjë pushimi javor apo dy-tre ditë nuk njihen pushimet dhe as aktivitet tjera të lira qoftë edhe për të komepnsuar sadopak lodhjen dhe stresin e punës apo shkollës. Për ketë flet dhe fakti që USA është cilësuar si vendi ku banorët e saj bëjnë pushime më pak se cdo vend tjetër I botës.

Vera KurtiSa ka arritur Vera të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën e jetës në SHBA?

Gjithcka më kohën madje dhe më e avancuar se vetë koha. Ajo cfarë kam ndjerë pak është nje alergji e lehtë madje shumë e lehtë, deri dhe e papërfillshme. Me sa duket, aftësia qe kam për tu përshtatur shpejt në situate të reja e të panjohura me ka bereë që të mos i ndjej shumë as klimën, as ushqimin e as veshjen. Fati që jetoj në NY më ka bërë qe veshja dhe luksi im të mos ndryshojnë shumë me perjashtim të këpucëve qe me duhet patjeter ti kem me take te ulët per arësye se NY City, sidomos Manhattan, ku unë jam ne më të shumtën e ditës, ka dhe një te vecnatë tjetër, është cilësuar si qyteti ku njerezit ecin më shumë.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Natyrisht në fushën time që është sa e bukur dhe e re për mua aq dhe krejt e zbuluar për Shqiptarët. Ato që do doja të bëja janë shumë. Së pari do ju bëja autopsinë politikanëve e qeveritarëv pse jo dhe deputetëve që të mund tua fiksoja trurin apo cdo gjë që ato kanë mbrapsh…eh…sa shumë gjëra do doja të beja…ndonjëherë them më mirë të mos kisha ardhur këtu pasi nuk do dija dhe nuk do i shihja këto mrekullira ( jo materiale) vlerat njerëzore ato janë ato që më mrekullojnë dhe që do doja ti shikoja te bashkatdhetarët e mi.

Cfarë janë kontaktet e Verës me vendlindjen?

Janë të shumta. Vec faktit që shkoj dy apo tre herë në vit kam kontakte me internetin, fb apo edhe mënyra tjera për të komunikuar me njerëzit e cila më bënë që vetëm fizikisht të jem këtu.Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht më natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Vera larg atdheut?E kudo ndodhur dhe e gjithëkund gjendur, edhe nëse jo fizikisht, mendërisht dhe shpirtrisht po.

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja më shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Jo vetëm përsonalisht por dhe familjarisht kemi shumë miq. Fatkeqësisht fal përkushtimit tim studimit dhe punës më orar të zgjatur që kam, unë jam e kufizuar në ketë pikë dhe në njëfarë mënyre dhe të tjeret jane pothuaj kështu. Sidoqoftë takohemi nëpër dasma (nuk ka rëndesi nese njihemi apo jo) në takime të tjera si festa apo te tjera peërvjetore.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Vera?

E imagjinoj vetën time në shumë prej tyre. Mund të behësha mjeke, ekonomiste, pse jo ndonjëhere them se nuk më kanë munguar aftësitë të bëhesha shkrimtare, aktore, valltare, mbase dhe këngetare pse jo dhe modele, e nuk di se cfarë tjetër por di te them që Zoti dhe natyrisht prindërit e mi e sdiomos jeta, jeta më shumë se gjithcka më ka dhënë shumë dhe përulem më shumë respekt e dashuri para të gjithëve.

Planet tuaja për të ardhmen, cka Vera mendon dhe ka në fokus?

Vec përkthimeve dhe kërkimeve shkencore kam në plan për të bërë doktoraturen në fushën time, AUTISM.

Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Djemtë e mi më bëjnë të lumtur dhe po ato më mungojnë dhe më mundojnë edhe pse janë burra që të dy. Puna më nxënësit këtu ku jam, në USA më lumturon dhe ajo që më mundon është: ” A do të mundën femijeët e vendit tim më Autism të kenë këto kushte dhe mundësi qe kanë fëmijët në USA?

Si e kalon kohen e lirë?

Diku më lart është egzauruar kjo pyetje. Koha ime e lirë është në tren dhe traget ku unë lexoj dhe punoj në compjuter.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm