Menu

Datat zyrtare në Kosovë

  • Written by Moderator
    • Category: Kosova
    • Hits: 11609

 

Neni 1

Qëllimi

Me këtë ligj përcaktohen festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Neni 2

Festat zyrtare në Republikën e Kosovës

2.1 Duke pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të shtetasve të saj,  festa zyrtare në Republikën e Kosovës janë:

a)   Viti i ri - 1 dhe 2 janari; 

b)   Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; 

c)   Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli;

d)   Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji;

e)    Dita e Evropës, 9 Maji;

f)    Bajrami i Madh, dita e parë;

g)    Bajrami i Vogël, dita e parë;

h)    Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;

i)    Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar;

j)    Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;

k)   Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.

Neni 3

3.1  Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës, përveç kur është e rregulluar ndryshe me ligje tjera.

3.2  Një ditë pune gjatë festave zyrtare kompensohet me një ditë e gjysmë pushimi ose në kundërvlerë në para.

Neni 4

Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës.

Neni 5

Komisioni Republikan i Festave 

5.1  Qeveria e Republikës së Kosovës, themelon Komisionin Republikan të Festave, përbërja e të cilit pasqyron diversitetin e shoqërisë kosovare.

5.2  Komisioni Republikan i Festave do të përgatitë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare si dhe ditët memoriale.

5.3  Komisioni Republikan i Festave Zyrtare, më së largu gjer në fundin e muajit tetor të vitit vijues, nxjerr Kalendarin e festave zyrtare dhe ditët memoriale, për vitin që vjen, duke u bazuar në këtë ligj. 

5.4  Festat e reja zyrtare mund të përcaktohen me plotësimin dhe ndryshimin  e këtij ligji.

5.5 “Ditët memoriale janë: 

a)    28 Nëntori, dita e shqiptareve;

b)   12 Qershori, dita e paqes;

c)   6 Marsi, dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet;

d)   23 Prilli, dita e  turqve;

e)   8 Prilli, dita e romeve;

f)   15 Shkurti, dita e ashkalinjëve;

g)   28 Shtatori, dita e boshnjakeve;

h)   6 Maji, dita e goranëve.

Ditët tjera memoriale përcaktohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës në konsultim me Presidentin e Republikës së Kosovës, nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb të Kosovës. 

Neni 6

Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton institucionet publike dhe ato private si dhe shërbimet e tjera publike, që janë të obliguara të punojnë në ditët e festave zyrtare të Kosovës. 

Neni 7

Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në harmoni me këtë ligj. 

Neni 8

Qeveria e Republikës së Kosovës nxjerr aktet përkatëse nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 

Neni 9

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë (15) pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm